Kronika

A do ketë vlerë beteja kundër Dritan Dajtit në Gjykatën e Lartë?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:34 - 09/02/19 |
mapo.al

Dritan Dajti fitoi të premten një nga betejat më të forta me drejtësinë, 10 vite pas arrestimit të tij.


Por duket se vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për t’i pranuar gjykimin e shkurtuar dhe ta dënojë me 25 vite burg, do t’i adresohet një tjetër gjykate në instancat më të larta.



Burime zyrtare nga organi i akuzës pohuan për Vizion Plus se janë në pritje të shpalljes së vendimit të plotë të argumentuar nga 5-ja gjykuese, për të bërë ankimim në Gjykatën e Lartë. Kjo pasi Prokuroria kërkon lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, atë me burgim të përjetshëm.


Por burime pranë mbrojtësve të Dritan Dajtit, sqaruan për Vizion Plus, se klienti i tyre e ka kërkuar gjykimin e shkurtuar që në 2009-ën, kur edhe është arrestuar. Sipas tyre, me ndryshimet e reja të procedurës ligjore, për vepra të rënda penale si krimi në familje apo vrasje të punonjësve të policisë, gjykimi i shkurtuar nuk mund të pranohej vetëm pas hyrjes së ligjit në fuqi, që nga viti 2016.

Mbrojtja argumenton se kjo ishte edhe një nga arsyet, pse Gjykata e Lartë e ktheu sërish çështjen në Apel, duke venë ne dukje shkeljet procedurale.

Në një seancë maratonë të zhvilluar të premten që në orën 8 të mëngjesit e deri në orët e vona të pasdites, 3 anëtarë të Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe dy nga Vlora vendosën t’i njohin Dritan Dajtit të drejtën e gjykimit të shkurtuar, duke e shpëtuar praktikisht nga burgimi i përjetshëm.

Pas 8 orësh seancë, gjyqtarët Petrit Aliaj, Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Aleks Nikolla dhe Lindita Hoxha vendosën ta dënojnë Dajtin me 25 vite burgim.

Ai akuzohet për vrasjen e 4 oficerëve Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, në vitin 2009 në Durrës, teksa efektivët e njësisë Operacionale kishin ndërmarrë një aksion për arrestimin e Dajtit.

Ky i fundit ishte në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, në vitin 1999 në Tiranë.


Etiketa: , , ,

Pas