Kryesore

A do krijojë një parti të re? Flet Presidenti Ilir Meta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:47 - 22/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të medias, lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se Meta do krijonte parti të re me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.


Sipas Metës, ai është President i Republikës, deri në korrik të vitit 2022.


“Deri në korrik 2022, unë jam president dhe nuk kam ndërmend të krijoj parti. Por, jam dakort me çdo lëvizje për mbrojtjen e demokracisë”, – u shpreh Meta.



Çfarë tha Rama dje:

Unë po iu them që shumë shpejt do shikoni një lëvizje qytetare që do të transformohet në parti. Është e lidhur me Teatrin, me identitetin, me atdheun. Siç bëri Grilo, do të ndodhë edhe këtu. Nuk kam informacion por sipas meje do të ndodhë. Ra Teatri, iku. Pse shkojnë atje? Hedhin firma. Nëse kjo është një gjëme e madhë është që të shkojnë në tryezë dhe të na shporri populli. Po them kaq: zgjedhjet janë të lidhura.

 

LEXO EDHE:

Meta i përgjigjet ambasadores amerikane për lojërat me reformën në drejtësi


Etiketa: ,

Pas