Sali Berisha teksa është nisur drejt Air Albania, bëri një prononcim të shkurtër për mediat që po prisnin poshtë zyrës së tij.
Berisha tha se pjesmarrja e sotme e demokratëve në Kuvendin e thirrur prej tij, është ngjarja më e jashtëzakonshme e këtyre 30 viteve.
Asgjë nuk i pengoi demokratët të mblidhen sot, tha Berisha, duke ju referuar më shumë motit të papërshtatshëm.
I pyetur nëse do të kthehej sot në selinë e PD, Berisha u përgjigj se ajo është selia e demokratëve.
Ndërkohë teksa ora ka shkuar 11 e 10 minuta, në ekranin e madh në Air Albania rezulton se janë të regjistruar 4898 delegatë.