Aktualitet

A do largohet koronavirusi me afrimin e verës?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:13 - 09/04/20 |
mapo.al

Ideja që moti i ngrohtë mund të ndalojë përhapjen e koronavirusit u zbeh pasi virusi u përhap në mbarë planetin. Por a mund të ofrojë rreze shprese një studim i ri?


Rachel Schraer, BBC

Është akoma herët që ta dimë me siguri nëse koronavirusi i ri është sezonal. Për ta mësuar më mirë këtë, duhet të shohim si ndryshojnë rastet në një vend gjatë vitit. Por ne mund të shohim shpërndarjen në klima të ndryshme nëpër botë për të kuptuar më shumë.


Cilat janë provat?



Ka disa prova se rastet e koronavirusit janë më të përhapura në rajonet me mot të ftohtë dhe të thatë.


Një studim tregon se vendet më të prekura nga koronavirusi- ato ku është shpërndarë në komunitet pa u pikasur- kanë pasur temperatura më të ulëta mesatare se vendet me më pak raste.


Një tjetër studim shqyrtoi 100 qytete kineze me më shumë se 40 raste me Covid-19 dhe sugjeroi se sa më të larta temperaturat dhe lagështia, më i ulët niveli i transmetimit.

Dhe një tjetër studim, akoma i parishikuar, sugjeron se edhe pse rastet e koronavirusit të ri mund të gjenden kudo në botë, shpërthimet janë më të mëdha në zona relativisht të ftohta dhe të thata- të paktën deri më 23 mars.

Por, siç thekson një grup kërkuesish nga Shkolla Londineze për Higjienën dhe Mjekësinë Tropikale, virusi tani është shpërndarë në çdo rajon të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke u shtrirë në çdo zonë klimatike, nga e ftohtë dhe e thatë te e lagësht dhe e ngrohtë.

A ka një ndarje jug-veri?

Si me shumë viruse të tjera, përfshi gripin, një model sezonal është parë në hemisferat veriore dhe jugore. Por rajonet tropikale afër ekuatorit nuk përjetojnë të njëjtin model.

Dhe disa rajone të nxehta dhe të lagështa, që kanë parë raste të përhapjes së Covid-19 si Malajzia apo Kongoja, janë afër ekuatorit dhe kështu mund të mos jenë tregues i mirë për atë që ndodh diku tjetër.

Por kur sheh hemisferën jugore, Australia dhe Zelanda e Re- në fund të sezonit të verës kur u shfaqën rastet e para- kanë pasur shumë më pak raste se vendet e tjera në hemisferën veriore.

Lexo edhe :  Të flasësh për koronavirusin në këtë lokal është e ndaluar

Ka shumë faktorë të tjerë në lojë, të tilla si pasojat globale dhe dendësia e popullsisë.

Dhe meqenëse virusi është përhapur gradualisht në të gjithë botën- fillimisht përmes udhëtimeve globale- në të njëjtën kohë kur kanë ndryshuar stinët, është e vështirë që të përcaktosh efektin e klimës në mënyrë specifike.

A janë sezonalë koronavirusët e tjerë?

Ekzistojnë disa prova që koronavirusët qarkullojnë kryesisht në muajt e dimrit, sipas një ekipi studiuesish të Kolegjit Universitar të Londrës dhe Shkollës Londineze për Higjienën dhe Mjekësinë Tropikale.

Ata pyetën pothuajse 2 mijë njerëz për një raport javor nëse dikush në familjen e tyre kishte simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes. Dhe kujtdo që kishte simptoma, iu kërkua të dërgonte një tampon për të testuar një sërë virusesh.

Nga kjo, studiuesit vëzhguan se rastet e koronavirusit arrinin pikun në dimër, afërsisht në të njëjtën kohë me sezonin e gripit. Kurse gjatë verës kishte një numër të vogël rastesh.

Një nga autoret e studimit, Ellen Fragaszy tha se është e mundur që të shohim një lehtësim të rasteve gjatë verës. Por ne nuk mund të jemi të sigurt se si mund të veprojë koronavirusi i ri.

Dhe numri i madh dhe rasteve dhe përhapja e tyre në të gjithë botën sugjerojnë se nuk duhet të jemi shumë shpresëdhënës për një largim veror.

A është ky virus si koronavirusët e tjerë?

Koronavirusi i ri, i quajtur Sars-Cov-2, që shkakton sëmundjen Covid-19, duket se përhapet në thelb në të njëjtën mënyrë si koronaviruset e tjerë.

Por ajo që e bën të dallueshëm është sa i sëmur njerëzit dhe numri i vdekjeve që shkakton.

Dr. Michael Head nga universiteti i Southampton tha se ecuria dhe ndikimi i koronavirusit të ri janë ‘qartësisht ndryshe nga koroanvirusët e tjerë të të ftohurës’.

“Mbetet të shihet nëse rastet me Covid-19 do të bien në përgjigje të ndryshimeve mjedisore të tilla si temperatura dhe lagështia,” tha ai.syri


Etiketa: , , ,

Pas