Politika

A do mbajë përgjegjësi për skandalin seksual? Ja çfarë deklaronte Lleshaj kur u bë ministër (video)

“Nëse shihni një polic të dehur, ai do jem unë. Nëse do shihni një polic të pasjellshëm, ai do jem!” Kështu do të deklaronte Sandër Lleshaj në muajin tetor 2018, kur sapo ishte emëruar ministër i Brendshëm. Duke folur asokohe në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se daljet e mia publike do të jenë të pakta, por dijeni se fytyrën time do ta shihni tek çdo polic dhe shef policie”.


Nuk do duhej shumë kohë për të parë fytyrën e shpërfytyruar të një polici në Malësinë e Madhe në një video erotike me një minore. Bëhet fjalë për Berhan Bajrakurti që është vënë në pranga sot, pas denoncimit të nënës së 15 vjecares. Ajo ka thënë se se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka kryer akte të turpshme.

Gjithashtu ai e ka telefonuar vajzën dhe ka kryer biseda erotike përmes telefonit. Në media u publikua një video, ku polici shfaqej i zhveshur duke komunikuar me videokamera me 15-vjeçaren.

Pas këtij skandali seksual mes uniformave blu, ka patur një reagim të ashpër nga opozita dhe nga opinion publik që dënojnë aktin e turpshëm të policit. Por deri më tani ka heshtur, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili çudithshëm kërkoi të ishte pasqyra e çdo polici. Po sot, a do mbajë përgjegjësi Sandër Lleshaj, për policin pedofil dhe maniak të Malësisë së Madhe?!

*Deklarata e ministrit te Brendshem

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas