Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë njohje të Kosovës deri në zgjedhjet e 2022.
“Ne ndoqëm një politikë të vështirë, politikën serbe, mbrojtëm interesat kombëtare dhe u kujdesëm që të mos hynim në një konflikt me të gjithë botën dhe të mos kishim ndonjë konflikt të armatosur. Jo sepse jemi më të dobët, por sepse nuk është i nevojshëm.” – tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë ka thënë se është e vështirë të flasësh me shqiptarët, pasi edhe nëse Serbia do të njohë Kosovën kjo luftë nuk do të ketë mbarim
“E gjithë kjo që shihni është një fushatë kundër serbëve, Serbisë dhe presidentit të saj. Serbët do të konsideroheshin të mirë nëse do të njihnin pavarësinë e Kosovës, dhe vetëm një ditë më vonë do të kishte kërkesa për lufte, dy ditë më vonë do të thoshin: pranoni se keni kryer gjenocid. Do e kuptonit që po flisni me njerëz që të bëjmë diçka së bashku” – tha Vuçiç.
“Në të gjitha bisedat e tyre kërkojnë njohje të ndërsjelltë, dhe u thashë 100 herë se nuk isha i interesuar për këtë” ka theksuar Presidenti i Serbisë.
I pyetur nëse kishte frikë nga forcimi i boshtit Berlin-Uashington pas fitores së Joe Biden dhe nëse do të vihej pëballë kushteve të tilla si “mos pranimi në BE nëse nuk njohin Kosovën” Vuçiç është shprehur se është i bindur se ky kusht do të jetë me i theksuar, por nuk është hera e parë.
“Kjo ishte linja e tyre më parë dhe nuk kam dyshim se do të jetë më e theksuar tani. Përsëri, duhet të them se kam pasur një bisedë shumë të mirë me Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe një bisedë të drejtë me Kancelaren Angela Merkel. Nuk kemi një ditë të lehtë përpara, por nuk do të jetë hera e parë”.