Sport

A do rikthehesh te Reali, Mourinho surprizon me përgjigjen e tij!

Benfica nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interes për Jose Mourinhon.


Gjatë një interviste ekskluzive për “CMTV”, trajneri nuk është shprehur i gatshëm për rikthimin në Portugali.

Por përgjigja e tij ndryshon kur pyetet për Real Madrid-in apo Inter-in, klube që gjithashtu ka trajnuar më parë.

Kur pyetet për interesin e Los Blancos, Mourinho përgjigjet: “Këto janë thashetheme dhe unë nuk dua t’i shtoj benzinë zjarrit,” fillon ai të shpjegojë.

“Kur një trajner, ose lojtar, përflitet për një rikthim te një ish-klub, atëherë do të thotë se ka bërë diçka pozitive. Këtë ndjesi kisha kur u riktheva te Chelsea. Është një nder i madh kur një profesionist ftohet t’i ribashkohet ish-ekipit të tij. Nuk është një zgjedhje e rrezikshme, pasi klubi e di shumë mirë se cilin trajner po merr, po ashtu edhe lojtarët”, përfundoi “Special One”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas