Kryesore

A do rikthehet në politikë? Ja si përgjigjet Saimir Tahiri






               Publikuar në : 14:54 - 11/02/19 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda pranon kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ankimoi vendimin për shtyrjen e hetimeve. Në një prononcim për mediat, pas përfunimit të seancës tek Krimet e Rënda, Tahiri u shpreh se do i shkojë deri në fund kësaj historie, teksa theksoi se ndaj tij janë hedhur akuza të padrejta dhe skandaloze.


Ish-ministri Saimir Tahiri sot duke dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda

Për mua dhe prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në gërmën e fundit .Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund. Për mua ka rëndësi drejtësia, ka rëndësi që kësaj maratone t’i shkojmë më në fund drejt finishit”, tha ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më tej ish ministri u pyet nga gazetarët nëse do të rikthehet në politikë. “Ka kohë për të gjitha”, ishte përgjigjja e ish-ministrit.

/Gazeta Mapo/

Lexo edhe:

Saimir Tahiri përsëri te Krimet e Rënda, sot vendoset për gjyqin


Etiketa: , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas