Aktualitet

“A do ta bësh Nanon president?” – Rama: Kemi marrëdhënie të bukur, pa interes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:34 - 09/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar nëse janë të vërteta zërat se nëse do të fitojë zgjedhjet më 25 prill, Fatos Nanos do t’i garantohet presidenca. Në konferencën e përjavshme me ekonominë në fokus, Rama u pyet nga gazetarët nëse i ka premtuar Fatos Nanos postin e kreut të shtetit, marrë shtysë nga lëvdatat e këtij të fundit në emisionin “Opinion”.






Rama u përgjigj se me ish-kreun e PS-së gëzon një marrëdhënie shumë të bukur, pa interes. Kreu i qeverisë shtoi se vet Nano është larguar nga “tavolina e shahut”, që nga koha e dorëheqjes. Ai gjithashtu u shpreh se Nano mbetet pikë referimi për të, dhe se i kërkon kurdoherë opinione, pasi e vlerëson të zhveshur nga interesat dhe dinamikat e brendshme të politikanit aktiv.


“E dini çmimin tim? Unë nuk kam çmim. Nuk janë të gjithë njësoj. Ajo që mund të them është se unë me Fatos Nanon kam një marrëdhënie, që është shumë e bukur sot, sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve. Ai me vullnetin e tij është cuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të tërhiqet me një dorëheqje, pas një fushate elektorale.

Për mua Fatos Nano është një pikë referimi, në sensin që ai ka qenë këtu ku jam unë. Duke qenë i zhveshur nga interesat dhe dinamikat e brendshme të imponuara te cdo aktor që është në tavolinën e shahut, ka të gjithë qetësinë për të më dhënë opinionet e duhura kur ja kërkoj. Që do të thotë që jam unë që kërkoj opinionet e tij, jo ai që ofrohet për të më dhënë opinione, nëse unë nuk ja kërkoj” , – tha Rama.



Kryeministri u ndal gjithashtu tek “vetmia e udhëheqësit”.


“Vetëm kush ka qenë këtu e di c’do me thënë vetmia e majës, askush tjetër nuk e di. Ata që s’e kanë jetuar këtë, kujtojnë se në majë bëhet qejf, se aty mbretërohet dhe jepen thjesht urdhra. Në maj je vetëm dhe erërat fryjnë nga të katër anët dhe kur duhet të marrësh vendime kyçe, të gjithë të tjerët rreth e rrotull, që i ke cdo ditë, nuk ekzistojnë. Jo se nuk duan, ata aty janë, por në fund je vetëm ti që duhet të marrësh vendimin”, – u shpreh Rama.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas