Aktualitet

A do ta shpëtonte Ramën një mocion votëbesimi?!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:15 - 21/10/19 |
ro ot

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar qartë se nuk ka në plan të japë dorëheqjen, ashtu siç bëri homologu i tij, Zoran Zaev në Maqedoninë fqinje. Të dyja vendet nuk arritën t’i hapin negociatat me Bashkimin Europian, por Zaev e çoi vendin e tij në zgjedhje të parakohshme, për të provuar nëse e ka ende besimin e qytetarëve të tij. Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në Prill të 2020.


Po në Shqipëri?


Në Shqipëri, opozita po e kërkon me ngul largimin e Ramës përmes lëvizjes së famshme “Rama ik” , që nisi në shkurt dhe u shoqërua me disa protesta. Tani ka mbetur vetëm motoja “Rama ik”, ndërsa për protestat, për momentin nuk shihen në sfond.


Ajo ç’ka flitet në rrethin mediatik është se mund të bëhet një mocion në parlament për largimin e Ramës.


Mocioni i mosbesimit është një akt nëpërmjet të cilit parlamenti tregon se ka humbur besimin ndaj qeverisë. Mocioni i mosbesimit mund të propozohet kundër qeverisë (ose kryeministrit) nga një numër i caktuar deputetësh. Burimet nga opozita e re në parlament thanë se janë duke shqyrtuar këtë mundësi. Pra, ata mund të mbledhin firmat për një mocion ndaj Ramës. Por a mund të shkarkohet Rama?

Përgjigja është në Kushtetutën e Shqipërisë (që u ndryshua nga Rama dhe Berisha në vitin 2008); në nenin 105 të saj thuhet:

1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.
2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.
3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend.

Pra, Rama nuk mund të shkarkohet edhe nëse opozita e re e bën këtë lëvizje, pasi bëhet fjalë për një shumicë të thjeshtë. PS ka aktualisht 75 deputetë, por dhe 4 deputetë që nuk kanë grup parlamentar (Elena Xhina, Gjetan Gjetani, Reme Lala, Tom Doshi) që votojnë gjithnjë ligjet e qeverisë. Po kaq, votat e opozitës së re janë të përçara, shumë syresh përkrahin qeverinë.

Në Partinë Socialiste, kohët e fundit janë shfaqur disa zëra kritikë; por a do të jenë në gjendje ata për të votuar mocion votëbesimi kundër Ramës? Kjo ka pak gjasa të ndodhë!

Dhe e fundit: Vetë Kushtetuta e përcakton se nëse qeveria bie në mocion, zgjidhet një kryeministër i ri, po nga e njëjta mazhorancë. Pra vendi nuk shkon zgjedhje të parakohshme. /Mapo.al


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas