Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

A do të dëshironte Rama dhe Berisha një “natë të thikave të gjata”

Pyetja që mundon pjesën më të madhe të shqiptarëve prej kohesh është se kur do të ketë një “natë të thikave të gjata” për të eliminuar politikisht këtë klasë të korruptuar të politikës shqiptare e cila ka shkatërruar vendin dhe shoqërinë shqiptare.

by us er1
30/06/2022
in Kryesore, Politika
0

Nga Laert Miraku

Kryeministër prej 9 vitesh dhe çerek shekulli duke “kalëruar” mbi pushtet. Shumë politikanë të tjerë do ta kishin zili karrierën e kryeministrit Edi Rama. Ai duket tani në kulmin e pushteti të tij. Drejton qeverinë prej 9 vitesh, në dy mandatet e fundit me mazhorancë të qëndrueshme. Ka njerëzit e tij në drejtimin e të gjitha bashkive të vendit, përveç asaj të Shkodrës. “Pushteti i tretë” me reformën e re thuhet se është në diktatin e tij. Mbi 90% e “pushtetit të katërt” dirigjohet nga “këshilltarët” e komunikimit dhe mjeshtrit e PR-së në kryeministri. “Kalaja” e fundit institucionale shtetërore, Presidenca do të drejtohet nga një “i bindur” i tij. Nga radhët e mbështetësve nuk mungojnë ato gra që e quajnë “Skënderbe” dhe “Zeus”. A i ka vërtet këto cilësi kryeministri ynë?

Megjithëse ndodhet në kulm të pushtetit, Edi Rama nuk është pa kundërshtarë politikë. Kundërshtarët e tij më të fortë politikë, Berisha dhe Meta duket se po mobilizohen që ta rrëzojnë nga pushteti. Megjithëse mes Ramës dhe Metës javët e fundit është parë një flirt politik, e vërteta dihet. Rama ka kërkuar dhe kërkon gjithmonë eliminimin politik të Ilir Metës. Këtë e ka pranuar dhe vetë familja Meta kur deklaronte se Rama ishte zotuar që mos kishte më LSI pasi Ilir Meta të linte postin e Presidentit.  Liderit historik të PD-së Rama dhe ndjekësit e tij i referohen “i ndieri” duke e konsideruar “të vdekur” politikisht.

Kush ka kujtesë të mirë, megjithëse ndaj njëri-tjetrit hedhim akuza për “harresë historike”, me siguri që mbani mend kohën kur publicisti kontrovers i kohës u rrah për vdekje.  Më 22 janar 1997 u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i atëhershëm i Akademisë së Arteve, kryeministri i sotëm i Shqipërisë Edi Rama. Në atë kohë u shkrua fjalia “Goditet për vdekje nga falangat e pushtetit të PD-së”. Analistët politikë të atyre viteve deklaruan se urdhri për eliminimin fizik të Ramës ishte dhënë nga Sali Berisha. Një natë para protestës së 21 janarit 2011, kryeministri i atyre viteve Sali Berisha deklaronte “Po preke gjënë më të vogël, do të jenë pesë snajperë, katër në të katërta anët dhe unë në atë dritare dhe në mënyrë absolute do të goditen vetëm po nuk e shpoi plumbi”. Kërcënimi ishte i drejtpërdrejtë dhe i hapur për Edi Ramën që drejtonte opozitën e kohës. Në mandatin e dytë si kryeministër Berisha po bënte gjithçka mjafton që të mos humbte pushtetin.

Gjithkush që ndjek politikën, është i vetëdijshëm që dy “kalorësit” më të mëdhenj të politikës shqiptare kanë tentuar që të eliminojnë politikisht njëri-tjetrin. Në media është folur edhe për tentativa të eliminimit fizik të kundërshtarit politik, por këto akuza faktet janë të “brishta”. Gjatë 30 viteve kemi parë edhe plagosje me armë zjarri në parlament, por e vështirë të provohet se urdhri erdhi nga “kalorësit” e politikës shqiptare. Por a i urrejnë aq shumë kundërshtarët politikë, Rama dhe Berisha aq sa të dëshironin një natë si ajo e 30 qershorit e vitit 1934 në Gjermani.

Të pasionuarit pas historisë dhe politikës e dinë mirë se çfarë është “nata e thikave të gjata”. Nga dita e sotme, 88 vite më parë, Adolf Hitleri kancelari i Gjermanisë dha urdhër për eliminimin fizik të kundërshtarëve të tij politikë. Të paktën 85 njerëz vdiqën gjatë spastrimit, megjithëse numri i vdekjeve përfundimtare mund të ketë qenë në qindra. Sipas studimeve të ndryshme dhe fakteve historike, thuhet se numri i viktimave shkon nga 700 deri në 1000 vetë. Më shumë se një mijë kundërshtarë u arrestuan. Spastrimi forcoi dhe konsolidoi mbështetjen e ushtrisë për Hitlerin.

Nëse do ishim vite më parë, a do kishin dashur dhe politikanët tanë të bënin të njëjtën gjë? Nuk do ishte diçka e re për politikanët shqiptarë. Studiues të huaj kanë folur edhe për “Skënderbeun” dhe “Mbretin Zog” që kanë eliminuar fizikisht kundërshtarët politikë. Akuza të tilla nuk janë provuar me fakte dhe dokumentacion. Të vetmit që i janë vërtetuar akuzat për eliminimet fizike të kundërshtarëve politikë janë ato ndaj Enver Hoxhës. Diktatori shkoi në ekstrem sepse eliminoi fizikisht edhe miqtë e tij, për të cilët ai mendonte se mund t’i merrnin pushtetin. Nga koha e eliminimeve fizike kanë kaluar vetëm tre dhjetëvjeçarë.

Megjithëse ka kaluar pak kohë, sot nuk mund të flasim më për eliminim fizik të kundërshtarëve politikë. Dy “kalorësit” e politikës në Shqipëri, Rama dhe Berisha, me siguri që do ta donin një “natë të thikave të gjata”. Ndoshta nuk është koha për eliminim fizik, por eliminim politik të kundërshtareve përse jo. Vetëm se në këtë natë, “thikat e gjata” të “kalorësve” tanë nuk do të prisnin vetëm kokat e kundërshtarëve politikë. Shpatat e tyre do të donin të prisnin edhe kokat e të pabindurve brenda kampit të tyre politik të cilët duan t’i rrëzojnë nga froni i “kalorësit”. Mentaliteti është i njëjtë, ashtu si i diktatorit.

Dy “kalorësit” tanë ndoshta janë të mërzitur që nuk kanë fatin të kenë një “natë të thikave të gjata”. Por ata punojnë çdo ditë vetëm që eliminojnë kundërshtarët politikë duke i nxjerrë nga “arena” e përplasjeve politike. Ndoshta edhe sonte, dy “kalorësit” planifikojnë të eliminojnë politikisht dike, vetëm se pasojat shihen më vonë.

Pyetja që mundon pjesën më të madhe të shqiptarëve prej kohesh është se kur do të ketë një “natë të thikave të gjata” për të eliminuar politikisht këtë klasë të korruptuar të politikës shqiptare e cila ka shkatërruar vendin dhe shoqërinë shqiptare. Plagë të rënda prej të cilave duhet shumë kohë që të shërohemi. /Liberale.al/

Tags: Edi RamaLaert MirakuSali Berisha

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Vladimir Putin bie dakort që në Mariupol të ndërhyjë Kryqi i Kuq

Përse Putini duhet ta humbasë luftën në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In