Eduard Selami e mbajti fjalën. Ai premtoi se do të jetë pjesë e punimeve të Kuvendit dhe u shfaq aty vetem pak minuta para orës 10.00 kur do të mblidheshin delegatët.
Ai nuk është delegat, por i ftuar ashtu si edhe Besnik Mustafaj, apo Edith Harxhi.
Por ndryshe nga Mustafaj i cili ishte aty thjesht për të ndjekur aktivitetin e PD-së, Selami ka kërkuar të marrë një fjalë.
Mapo.al ka mësuar se në axhendën paraprake të punimeve të Kuvendit, nuk është përfshirë kërkesa e Selamit.
A do të ndryshojë ajo momentin e fundit, kjo mbetet për t’u parë.
Deri më tash, në tribunën e Kuvendit Kombëtar do të flasin përfaqësues të shtresave të ndryshme, ish-të përndjekur, të rinj shoqëruar me nga një zyrtar të PD-së si dhe përfaqësues të PPE-së.
Në fund, gjithçka do të fokusohet tek fjala e Lulzim Bashës për të vijuar më tej me diskutimin për projekt-statutin që delegatëve u është shpërndarë edhe në print pak minura para fillimit të Kuvendit.