Në media është aluduar se disa deputetë të PD, LSI, si dhe kreu PDK-së, Nard Ndoka nuk e kanë firmosur ende aktin e dorëheqjes nga mandati i deputetit. Gazeta ‘Mapo’ kontaktoi me kreun e PDK-së, Ndoka i cili u përgjigj qartë: “Jam në Bruksel, do ta firmos sapo të kthehem në Tiranë”.
Ndërsa, burimet thanë se dorëheqjen nga mandati pritet ta firmosë në ditët në vijim dhe aleati tjetër i Bashës, kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
Sot, teksa në Tiranë protestohej, Mediu merrte pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Mediu ka kërkuar që “Asambleja e OSBE-së të mbështetsë opozitën në kërkesën e drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit në mënyrë që të gjendet një zgjidhja e këtyre protestave”.
Sakaq, mbetet ende enigmë nëse do të firmosin dorëheqjen nga mandati deputetët e PD, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi. Ndërsa nga LSI-ja, Lefter Koka është shprehur publikisht se do të vijojë të qendrojë në parlament. /Mapo.al