Kryesore

A do të japë dorëheqje pas 25 prillit? Ja si përgjigjet presidenti Ilir Meta








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:35 - 18/09/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas disa raportimeve në media që e lidhin atë me një dorëheqje të mundshme nga posti i kryetarit të shtetit, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.


Por Ilir Meta hedh poshtë këto zëra, duke deklaruar se Presidenca do të jetë kështjellë e pamposhtur e Kushtetutshmërisë deri në 24 korrik të vitit 2022.


“Prej kohësh kam qenë i gatshëm për hir të marrëveshjeve të cilat zgjidhin krizën e legjitimitetit dhe institucioneve kryesore të vendit të lija edhe postin e presidentit vetëm të gjendet një zgjidhje afatgjatë për vendin pa pasur parasysh as interesat e mia personale dhe as karrierën time. Por dua t’u siguroj pa hyrë në përpjekje dhe komente që kërkojnë të tërheqin vëmendjen nga çështjet e mëdha që ka vendi, nga garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në 25 prill”, tha Meta.


Por Presidenti garantoi se premtimin se do të jetë në zyrën e tij deri me 24 korrik 2020 do ta mbajë.


“Në të gjitha rastet premtimin që kam bërë, ky institucion deri në 24 korrik 2022 do të jetë kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë dhe të ardhmes europiane të vendit, këtë do ta mbroj në të gjitha mënyrat. Për këtë duhet të jemi të qetë, për këtë institucion, deri me 24 korrik 2022”, deklaroi ai.



Etiketa: , , ,

Pas