Aktualitet

A do të ketë ndryshim të orës policore gjatë festave të fundivitit? Ja si përgjigjet specialistja e ISHP














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:17 - 18/12/20 |
mapo.al

Specialistja e ISHP dhe anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Eugena Tomini, ka komentuar ecurinë e pandemisë Covid-19 në vendin tonë, ndërsa nuk ka kursyer këshillat për qytetarët gjatë festave të fundvitit.






Sipas Tominit, masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve po japin frytet e tyre të para, të cilat po shihen në uljen e pozitivitetit.


Duke vlerësuar situatën e ndërhyrjeve duke filluar nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht që flasim, masat ndërhyrëse duke përfshirë edhe vendosjen e maskës në ambjentet e jashtme, sigurisht që po jep efektet e saj.  Çdo masë ndërhyrëse ka një interval kohor për të parë uljen e pozitivitetit apo incidencës së rasteve. Për të parë numrin e rasteve të cilët hospitalizohen dhe të rasteve që kërkojnë terapi intensive.





Tre këta indikatorë, janë vënë re që të paktën në 48 orët e fundit kanë treguar ulje në vlerat e tyre. Mesa shihet, është një ndikim i drejtëpërdrejtë i masave ndërhyrëse për minimizimin e transmetimit të virusit, qoftë me ndërhyrjen për maskat në ambjentet e jashtme, qoftë edhe për masën e grumbullimeve masive, pavarësisht se në disa momente dhe aktivitete ajo është thyer, por në tërësi masat kanë treguar efektivitet që po shihet në uljen e pozitivitetit”, – tha Tomini.



Sa i përket festave të fundvitit, që mund të shoqërohet me lëvizje të shumta dhe mosrespektim të rregullave anti-Covid, Tomini u shpreh se: “Ekspertët e Komitetit Teknik mblidhen në mënyrë të përditshme, sistematike, dhe ndërkohë rrahja e mendimeve apo vlerësimi i situatës bëhet tepër dinamik. Duke qenë se jemi në javën e fundit të parafillimit të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, sigurisht që monitorimi do të bëhet sërish në mënyrë sistematike.



Lexo edhe :  Greqi - 59 viktima dhe mbi 3 mijë raste të reja nga koronavirusi

Deri në përfundim të kësaj jave, duke vlerësuar situatën dhe vlerësimin e të gjithë kritereve epidemiologjikë, do të bëhen rekomandimet bazë për ecurinë e festave.

Por është shumë e rëndësishme të festojmë brenda familjeve tona të vogla dhe të krijojmë atë atmosferën e festave edhe duke blerë dhurata, por me kujdesin që duhet. Edhe duke festuar në kushtet e shtëpisë për të mos favorizuar grumbullime masive“.

Mund të ketë një ndryshim të orës policore gjatë festave të fundivitit?

Eugena Tomini: “Ekspertët mblidhen në mënyrë sistematike. E vlerësojnë situatën pavarësisht se duhet të theksohet që në 48 orët e fundit kemi një rënie pozitive, kemi rënie të rasteve të hospitalizuara, aktualisht 1,6% e rasteve kanë kërkuar shërbim spitalor ndërkohë vetëm 8.9% e tyre kanë kërkuar shërbim reanimator. Duket një rënie e lehtë, gjithësesi situata po monitorohet”, – tha Eugena Tomini për Ora news.

1


Etiketa: ,

Pas