Aktualitet

A do të rifillojë Bundesliga? Rummenigge, presion qeverisë gjermane





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:29 - 30/04/20 |
mapo.al

Këto janë orë vendimtare për futbollin gjerman, sepse qeveria do të shprehet për rinisjen apo jo të garave kombëtare në këtë sport.


Karl-Heinz Rummenigge, drejtues i lartë i klubit bavarez, e sheh rikthimin e Bundesligës më afër se mendohej, duke e bërë fakt të kryer, para vendimarrjes së autoriteteve shtetërore. Njëlloj presioni karshi qeverisë së kancelares Merkel:


“Sigurisht, do të duhet të japim prova ndeshje pas ndeshjeje se dimë të veprojmë në mënyrë shembullore, duke respektuar me përpikëri rregullat mjekësore. Jam i bindur se do të përmbushim përgjegjësitë tona në këtë drejtim”.


Në një intervistë me ”Muenchner Merkur”, drejtori i Bayern Munich bëri gjithashtu një koment mbi protokollin e rikthimit në fushë, i cili mori disa kritika: “Shoh përkushtim, jemi shumë seriozë në këtë drejtim, sepse ka të bëjë me shëndetin e njerëzve, të të gjithëve ne”.



Etiketa:

Pas