Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë komunikimit me gazetarët për përkeqësimin e situatës së COVID-19 në vendin tonë.
Kreu i qeverisë u pyet nga gazetarët nëse do të rikthehej karantina, por përgjigjja e kreut të qeverisë ishte se nuk do të ketë rimbyllje dhe se secili nga qytetarët duhet të marrë përgjegjësitë.
“Kontroll i rregullave me polici e me ushtri është i pamundur. Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen dhe çdo qytetar duhet të marrë përgjegjësinë e vet.
Po bëjmë çmos, por nuk mendoj që ne duhet t’i kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë. Mbyllja e parë ishte për t’u vetëdijësuar. Ne jemi tani për të përballuar në fronin e shëndetit këtë rritje numrash. Por nëse duam të rruajmë këtë trend, dhe të minimizojmë pasojat, atëherë çdo kush të marrë përgjegjësinë e vet.
Kemi rritur numrin e testeve, dhe i bën autoriteti përkatës. Ja jep apo jo spitaleve private. Kjo është e autoritetit përkatës”, u shpreh Rama.