Aktualitet

A do të rikthehet në krye të PD? Ja çfarë thotë Sali Berisha














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:52 - 16/09/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të enjte në Tiranë qindra simpatizantë të Partisë Demokratike, në atë që ai e quan rikthimi i statutit të PD dhe rikthim i kushtetutshmërisë së saj.






Në atë takim, Berisha e cilësoi për të disatën herë si nul dhe si personal vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, me qëllimin e vetëm për të ruajtur karrigen e tij.


Ai zbuloi po ashtu aksionin ndaj vendimit të Bashës, duke thënë se si fillim do të mbledhin 1.500 firma të delegatëve, për ta çuar më pas çështjen në Kuvendin Kombëtar.







I pyetur nga demokratët e pranishëm nëse do të kthehet sërish në krye ë PD, Berisha tha “kushdo që do të udhëheqë PD do e caktojnë demokratët dhe demokratet me vullnetin e lirë”.



Lexo edhe :  FRPD kërkon referendum për përjashtimin e Berishës, mes firmëtarëve, Olldashi

LEXO EDHE:



Berisha tregon planin për të ardhmen, Foltorja në gjithë Shqipërinë

25


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas