Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, e ka lënë të hapur idenë për zgjedhje të parakohshme.
I pyetur nga moderatori i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu, nëse Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Gjiknuri nuk e mohoi si mundësi, ndërsa shtoi se sa herë që vendi përgatitet për zgjedhje të parakohshme ka një lloj qetësie dhe bashkëpunim, duke ju referuar zhvillimeve të fundit politike.
‘Zgjedhjet e parakohshme ka vetëm një mënyrë si zhvillohen. Atë e a thënë vetë kryeministri, dhe ka një mënyrë kur vetë kryeministri e çon vendin në zgjedhjet e parakohshme. A do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, këtë do ta shohim në vijim.
Deri tani ka një vullnet të mirë nga të dyja palët, për të gjetur një rrugëdalje që ju vlen të dyja palëve. Palët do të përplasen në zgjedhje.
Sa herë ka patur zgjedhje në Shqipëri, ka patur një lloj paqeje ndërmjet palëve. Ne i kemi votat për ta bërë vetë reformën Zgjedhore, por kemi vendosur që ti lëmë pozicion edhe opozitës në këtë reformë. Ne edhe mund ta miratonim në mënyrë të njëanshme por kemi çuar mesazhe që jemi të gatshëm për bashkëpunim’, deklaroi Gjiknuri.