Aktualitet

A e dinë fëmijët e Kim dhe Kanye që mami dhe babi po ndahen?









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:52 - 23/02/21 |
mapo.al

Çifti më i njohur e i komentuar në mbarë botën, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund martesës së tyre. Siç raportojnë mediat e huaja, Kim ka firmosur më 19 shkurt, letrat e divorcit nga partneri dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.



Ata nuk ia dolën dot të mbajnë martesën e tyre dhe pas 6 vitesh, kanë vendosur të vazhdojnë në drejtime të ndara në jetët e tyre. Sipas “TMZ”, Kim ka këruar kujdestarinë e 4 fëmijëve.


Por, a e dinë ata që mami dhe babi po ndahen?




Mediat tregojnë se Kim i ka treguar vajzës së madhe 7 vjeç, North, që ajo po divorcohet, në mënyrë që ajo ta kuptojë çfarë po ndodh mes prindërve.



Megjithatë, Kim i ka treguar vetëm asaj dhe jo fëmijëve të tjerë më të vegjël. Në fakt, ajo mendon se s’do të ketë asnjë ndryshim për të vegjëlit dhe ata s’do ta kuptojnë këtë situatë, ndaj ka vendosur që të mos ia tregojë momentalisht.


Mediat e huaja kanë bërë gjithashtu të ditur se divorci i tyre prej 2.1 miliard dollarësh do të transmetohet në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, ku do të nxirren në pah detaje të reja nga ndarja e tyre.

Lexo edhe :  Mbyllet saga - Kim Kardashian kërkon divorcin në gjykatë

Gjithçka do të mund ta shohim në ekran, ndaj publikut ka nisur t’i duket e gjitha si një lojë.

Sipas burimit, divorci do të transmetohet në sezonin e fundit të “KUWTK” dhe do të jetë një temë diskutimi për shfaqjen e tyre të re.

Sipas burimeve pranë dyshes,  2020 kanë qenë një vit në të cilin çifti tentoi të shpëtonte marrëdhënien e tyre dhe t’i jepnin njëri-tjetrit një shans. Mirëpo, duket se gjithçka ka qenë e kotë dhe durimi i Kim-it erdhi në një pikë ku s’mund të përballonte më shumë.

Pavarësisht zërave lart e poshtë për persona të tretë në këtë histori, asgjë s’ka qenë e vërtetë. Askush s’ka hyrë mes tyre dhe s’ka ndikuar në vendimin për ndarje.

E vetmja arsye që çoi në këtë vendim ishte lodhja e Kim, pas përpjekjeve të shumta për të shpëtuar martesën.

Kim u përpoq “me mish e me shpirt” për të kaluar krizën në çift, por nuk ia doli. Ndaj, shanset e saj për reperin përfunduan.

29


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas