Dikur

A e dini historinë e mozaikut ‘Bukuroshja e Durrësit’?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:24 - 23/03/19 |
mapo.al

Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” u zbulua në vitin 1918 nga arkeologu austriak Kamilo Prashniker dhe daton në shekullin e katërt para Krishtit. Studiuesi i huaj ishte i pari që gjatë Luftës së Parë Botërore, në themelet e një shtëpie të vjetër në Durrës, zbuloi pamjen e mozaikut të lashtë.


U desh përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, rreth vitit 1947, që vepra të pastrohej nga dherat që e kishin mbuluar për t’ju nënshtruar kujdesit maksimal që e solli në dokumentarët e Muzeut.



Figura kryesore e mozaikut është një vajzë e re që harmonikisht qëndron e rrethuar nga lule të shumta. Mozaiku ka formë vezake dhe është rreth 9 m2. Kompozimi i veprës, të quajtur në mënyrë metaforike “Bukuroshja e Durrësit,” përmban gurë të vegjël me ngjyra të forta në të kuqe, të bardhë, të zezë, të kaltër e të portokalltë.


Studiuesit thonë se fytyra e vajzës në mozaik është në unitet me tërë zbukurimoren prej lulesh dhe komunikon nëpërmjet mjeshtërisë së artit edhe në ditët tona.

Në përgjithësi, dyshemetë me mozaikë në Shqipëri janë elementë karakteristikë që hodhën rrënjë në shumë ndërtesa publike apo shtëpi private ndër shekuj.
Sot ky mozaik gjendet në Muzeun Historik Kombëtar.


Etiketa: , ,

Pas