Agrobizneset në Shqipëri po rriten falë projektit SmartCapital, i mbështetur nga USAID dhe implementuar nga partneri vendas Creative Business Solutions. Kjo iniciativë po ndihmon agrobizneset të rritin prodhimin e tyre dhe cilësinë e produkteve të tyre.
Falë SmartCapital, një prej këtyre agrobizneseve, Herba Fructus Natural, është sot një nga eksportuesit më të mëdhenj të bimëve medicinale në SHBA, me 2 milion dollarë të ardhura çdo vit.
Duke ndihmuar me paketën e plotë të aplikimit për financimin e IPARD për pranimin në BE, si dhe lehtësimin e një kredie prej 1.3 milion dollarë nga banka InstesaSanPaolo, USAID ndihmoi Herba Fructus Natural për të bërë një investim prej 2.5 milion dollarësh për ndërtimin e një depoje moderne të ruajtjes.
Herba Fructus Natural është vetëm një shembull se si USAID po ndihmon agrobizneset shqiptare për të arritur qëllimet e tyre.