KMR

A e kaloni dot provimin më të vështirë në botë?






               Publikuar në : 12:35 - 08/10/18 |
mapo.al

‘All Souls College’ i Universitetit të Oksfordit, është një nga institucionet më elitare në Britani dhe çdo vit zgjedh dy aplikantë fitues për të nisur aty studimet për 7 vjet.


Studentët që do të zgjidhen duhet të japin atë që është quajtur “provimi më i vështirë në botë”, i cili përbëhet nga pyetje prej tematikave nga më të ndryshmet.



Sipas këtij provimi, pyetjet e të cilit u publikuan këtë javë, të dish nëse më mirë është të jesh njeri-ujk apo zombie është po aq e dobishme sa ç’është të dish pikat e forta të mendimit iluminist ose punët e Mjeshtrave të Mëdhenj në pikturë.

Pyetjet përfshijnë, “A na njeh Google më mirë nga ç’njohim veten tonë?”, “A është Shekspiri aq i mirë sa nuk arrihet dot nga aktorët?”, dhe për të parë njohuritë mbi politikat e fundit: “A duhet taksuar sheqeri?”

Pyetjet më tradicionale kërkojnë një interpretim të një thënieje të Ludwig Wittgenstein, ‘Muzika pushoi përfundimisht me Brahms-in’, dhe diskutimin kudër televizionit të T.S. Elliot.

Në seksionin e pyetjeve të përgjithshme, i cili duhet plotësuar nga çdo aplikant, pyetet nëse: “Do të ishte më mirë të ishit vampir apo zombie?”

Studentët pyeten mbi epokën e internetit në pyetjet: “Cilat janë, nëse ka, avantazhet e të ndenjurit para kompjuterit dhe të shohesh video gjithë ditën?” dhe “Cila do të jetë shpikja revolucionare e ardhshme?”

Pyetja 3 e detyrueshme: “Mbroni tweeting-un”

Në vitet e kaluara, si pasojë e protestave në Oksford mbi trashëgiminë koloniale të universitetit, ekzaminuesit pyeten nëse statuja e Cecil Rhodes (kryeministri i kolonisë së Kepit), në Oriel College (Oksford), duhej rrëzuar apo jo.

Një pyetje tjetër ishte e thjeshtë: “Të gjitha jetët kanë rëndësi. Apo jo?”

Në 2016, studentët u ftuan të diskutonin një thënie të ‘The Telegraph’: “Më shumë se dy të tretat e britanikëve mbështesin barazinë gjinore, por vetëm 7% e quajnë veten feminist”.

Fituesit nuk janë shpallur akoma nga universiteti, i cili do të paguajë shpenzimet e jetesës për dy prej tyre në shtatë vitet që do të kryejnë studimet.

Gjatë kësaj kohe studentët do të kenë mundësi të studiojnë çdo lëndë Oksfordi dhe të hulumtojnë në fushat ku kanë interes.

Provimi zgjat 12 orë dhe është i ndarë në dy ditë.

Edward Howell, student doktorature që mori pjesë këtë vit në provim, thotë për The Sunday Telegraph: “Padyshim që është provimi më interesant që kam zhvilluar ndonjëherë, por që ka një çmim, ditën tjetër nuk e ndjeja më shpatullën nga dhimbja.”

“Më mirë vampir apo zombie? Nuk më kishtë shkuar ndonjëherë nëpër mend më përpara – dhë në fund të fundit, a e teston kjo aftësinë për të menduar në mënyrë kritike?”

Në të shkuarën, kolegji i ftonte aplikantët që kishin arritur në raundin e fundit të përzgjedhjes në një darkë ku i shërbehej një tortë qershie mitike. Fituesi thuhej se ishte ai që ia dilte më mirë të pastronte bërthamat e fshehura në ëmbëlsirë.

Fituesit e këtij provimi përfshijnë John Redwood, deputet i partisë konservative, këshilltari i Margaret Thatcher, Keith Joseph dhe gazetari Matthew d’Ancona.

Ish-kryeministri Harold Wilson nuk ka dalë dot fitues në këtë provim.

Sipas statistikave të fundit, ‘All Souls College’ ka një buxhet prej 390 milion paund dhe vetëm 8 studentë.

Fituesit e këtij viti do të zgjidhen në fund të tetorit.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas