KKa nisur me përplasje prishja e banesave të tjera te “5 Maji”.
Në një video të Report TV, duket kur policia ka mësyrë duke shkelmuar dyert, në banesën që pritet të shembet, duke nxjerrë jashtë me forcë nga shtëpia e tyre banorët. Një pjesë prej tyre përpiqen që të bëjnë rezistencë, por e kanë të pamundur.
Me certifikatë pronësie në dorë dhe i prekur, banori Alti Hoxha, nxirret nga shtëpia e tij.
“Po skeni turp mo, ai ka vdekur sot, s’keni turp’’- dëgjohet të thotë një banore.
Po ashtu policia nuk është kursyer as me gazetaren e terrenit, e cila ishte në vendngjarje dhe është nxjerrë me forcë.