Një shtëpi luksoze buzë një lumi në Brisbane të Australisë u bë hit në rrjetet sociale. Nëse e shihni për herë të parë, nuk do dalloni ndonjë gjë të gabuar.
Në reklamën e publikuar nga agjencia e pasurive të paluajtshme, duket si një mrekulli. Por për një ‘sy-shqiponjë’, gabimi me fotoshop duket tek pjesa e lumit.
Ndërsa i gjithë lumi ka një ngjyrë të bukur bojëqielli, diku mes shtyllave do të shihni se lumi është në fakt ngjyrë kafe.
Për ata që e njohin zonën, e dinë në të vërtetë se ai lumë mund të jetë gjithçka tjetër, veçse jo kristal blu. Më shumë është si një gjë e turbulluar në ngjyrë kafe.