Aktualitet

A është Berisha i pari nga ‘peshqit e mëdhenj’? – Çfarë thotë Yuri Kim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 21/05/21 |
mapo.al

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur nga Pashalimani ku po ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021” edhe për akuzat e ngritura nga DASH dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA






E pyetur a ka rol në këtë vendim, ambasadorja Kim tha se “nuk kam asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit”.


 







Ndërkohë pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj: “Mesazhi është ky që Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.




Lexo edhe :  Mesazhi i Yuri Kim: Jemi krah Shqipërisë. Zgjidhni të ardhmen mbi të shkuarën

Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”.



1


Etiketa: , , , ,

Pas