Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

A është e mundur një aleancë për integrimin?

by mapo.al
23/06/2021
in Kryesore, Op Ed
0

Kur kam qenë në Bruksel, së bashku me Imzot George Frendo O.P., për një vizitë pune në organizmat e BE-së, në shkurt të vitit 2020, kam konstatuar një dashamirësi të madhe ndaj Shqipërisë; pa paragjykime dhe me një sens gatishmërie totale për hapjen e negociatave dhe jo vetëm.

Takimet tona qenë mjaft interesante dhe sinqerisht plot shpresë, për vetë faktin se Shqipëria shihej me ngrohtësi. Ne shprehëm këndvështrimin tonë mjaft pozitiv, që negociatat duhet të hapeshin (madje duhet të ishin hapur tashmë) pavarësisht faktorit politik dhe problemeve që po kalonte dhe vijon të kalojë demokracia jonë e brishtë, pikërisht për ta ndihmuar këtë demokraci.



Gjatë takimeve pati edhe raste kur euroskeptikë, zyrtarë që jetonin në Bruksel, na thanë: “Po çfarë doni në Europë? Këtu ka vende që duan të dalin, ndërsa ju doni të hyni.” E bukura ishte pikërisht edhe kjo larmi mendimesh mbi Europën në vetë zemrën e saj zyrtare.

Sigurisht që edhe vendimi i vendeve anëtare për hapjen e negociatave, sipas meje është i vonuar dhe kjo nuk ka të bëjë me kushedi se çfarë standardesh të arritura nga ana jonë. Një hap i tillë duhet të ndodhte, por ja që edhe kësaj here nuk ndodhi, gati si për një incident rrugëtimi, duke na vënë veton një vend si Bullgaria. Është e kotë që tani ta shfryjmë idhnimin tonë mbi të, pasi gjithmonë duhet të shohim nga vetja. Për një gjë jam i sigurt: mënyra e zgjerimit duhet të ndryshojë tani që realisht kanë mbetur pak vende jashtë, por kjo nuk është kompetencë e imja.

Ndërkohë ditët e fundit Vatikani i hapi rrugën procesit të shenjtërimit të Robert Schuman-it, i cili ka një rol të rëndësishëm në Europën e pasluftës së dytë botërore, duke realizuar bashkë me Monnet-in marrëveshjen midis Francës dhe Gjermanisë për prodhimin e çelikut dhe të qymyrit. Kjo marrëveshje midis ish-armiqsh, i hapi rrugë krijimit të bërthamës së asaj që e quajmë sot Bashkimi Europian.

E solla këtë shembull për të thënë se ndoshta ka ardhur koha e një aleance më të madhe sesa partitë politike, një moment në të cilin faktori politik dhe ai shoqëror shqiptar, duke bërë një “armëpushim”, të shohin përpara së bashku, për integrimin në Europë. Nuk e di pse kam bindjen se po ndodhi kjo aleancë integrimi, nuk ka më shtet që e ndalon procesin drejt Europës. Atëherë nuk do të jetë më arritja e njërit apo e tjetrit, por arritja e të gjithëve. Ndoshta jam naiv, por kështu e mendoj.

Tags: AnalizaEuropagjergj metaIntegrimi Europian

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Vrasja e Armando Baboçit në Durrës, arrestohet pas 10 muajsh autori

Vrasja e Armando Baboçit në Durrës, arrestohet pas 10 muajsh autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In