fbpx

Sport

A është i mundur një shkëmbim Eriksen-Isco?





               Publikuar në : 20:07 - 20/10/19 |
mapo.al

Largimi i Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur është thjeshtë çështje kohe. Danezit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual dhe në merkaton e janarit është i lirë për të negociuar me ekipet e interesuara. Për shërbimet e tij kanë shfaqur interes shumë klube, mes të cilave edhe Reali i Madridit.


“Los Blancos” kërkojnë ‘ide’ në repartin e mesfushës dhe 27-vjeçari shihet si i duhuri. Nga ana tjetër “Gjelat” nuk kanë qëndruar duarkryq, teksa kanë identifikuar edhe pasuesin e tij në Londër. Bëhet fjalë për spanjollin e Realit të Madridit, Isco.



27-vjeçari nuk po kalon një formë të mirë në “Santiago Bernabeu” dhe emri i tij është lakuar shumë në merkaton e verës.


A është i mundur një shkëmbim kokë më kokë mes Eriksen dhe Iscos?


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas