Një prototip i makinës së shumëpritur Tesla Model X është parë në rrugët e Kalifornisë.
Një video e hedhur në YouTube tregon makinën në Palo Alto.
Lajmi vjen pak pasi miliarderi Elon Musk bëri të ditur se makina do ketë opsionin e vetëdrejtimit dhe të vetëparkimit.
Ky model është prezantuar që në vitin 2012, por ende nuk dihet kur do dalë në treg.
Mendohet se ajo do jetë gati në vitin 2016.
Musk bëri të ditur para pak ditësh se nuk do jetë e largët dita kur njerëzit nuk do drejtojnë më makinat, pasi makinat me vetëdrejtim do jenë shumë më të sigurta.