Një adoleshente, e cila vuante nga ekzema, thotë se flokët nisën t’i rriten falë mjekimit për lëkurën.
Mjekët kanë mbetur të habitur nga efekti anësor i papritur i ilaçit të ekzemës, i quajtur Dupilumab.
“Jemi të habitur pasi kësaj paciente nuk i ka dalë qime në kokë që prej moshës 2-vjeçare. Të gjitha trajtimet e tjera nuk e kanë ndihmuar,” thotë Dr. Maryannne Makredes Senna e spitalit të Masaçusetsit në SHBA.
Adoleshentja vuante jo vetëm nga Alopecia Areata, që i shkaktonte tullacllëkun, por edhe nga një ekzemë e fortë që prej kur ishte 7-muajshe.
Pasi nisi të bënte mjekimin me Dupilumab, jo vetëm iu përmirësuan simptomat e ekzemës, por nisën t’i dalin flokët në skalp.
Pas shtatë muajsh trajtim, asaj i kishin dalë një sasi e konsiderushme flokësh.