Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

A është normale që qeveria po mblidhet nëpër hotele dhe restorante private?

by mapo.al
06/01/2019
in Kryesore, Politika
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kabinetin qeveritar në një takim informal në Elbasan.

Ky është takimi i parë i qeverisë për vitin 2019-të edhe pse informal. Burime bëjnë me dije se në këtë takim janë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar pas Asamblesë Kombëtare socialiste të 28 dhjetorit 2018.



Tematikën e mbledhjes së bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Në fokus janë masat kundër korrupsionit, punësimi, zhvillimi i sipërmarrjes private si dhe rekrutimi i studentëve të shkëlqyer në administratën publike. Kjo e fundit është edhe një ndër pikat që Qeveria ka miratuar në “Paktin për Universitetin” e cila parashikon punësimin e 1000 studentëve ekselentë në administratën publike pa konkurs.

Por a është normale që qeveria të vazhdojë të mblidhet nëpër hotele dhe restorante private? Analisti Afrim Krasniqi mendon se është e gabuar. Ja çfarë shkruan analisti:

STATUSI I AFRIM KRASNIQIT

Shqipëria ka kryeministri, ka mbi 15 ministri, ka mbi 130 institucione publike, ka universitete, akademi, institute, salla muzeale, e plot ndërtesa e mjedise të tjera shumë më komode, serioze dhe funksionale, të cilat janë financuar dhe mirëmbahen me taksat tona. Si të mos mjaftojnë asnjë prej tyre, vendi ynë mbetet unik në sjelljen abuzuese me shtetin, me solemnitetin e institucioneve, me simbolet dhe me etiken ndaj tij: ja shembulli tipik, – mbledhje qeverie në një hotel privat në kompleksin e një kompanie tatimpaguese në periferinë e Elbasanit. Edhe vetë Elbasani ka bashki, qark, prefekturë, sallë teatri, universitet, etj, etj, por qeveria vendos të takohet në një mjedis privat, në një biznes privat, larg zyrave të shtetit.

Mbledhjet e qeverisë, edhe kur janë fiktive dhe shoë mediatik si këto tonat, – janë akte me rëndësi për sigurinë kombëtare, janë objekt ruajtje nga SHISH, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, janë aktivitete me rëndësi për administratën mbështetëse dhe janë një prej detyrave kushtetuese të çdo qeverie. Me simbolikën e mbledhjes së radhës në restorantin e peshkut, të gjitha këto koncepte bien, qeverisja bëhet jo serioze, shteti fyhet në integritetin e tij dhe se vetë mbledhja është në konflikt interesi. Cili zyrtar mund të shkojë për kontroll tatimor apo kontroll tjetër ligjor në një biznes ku klient i përzgjedhur është e gjithë qeveria? Cili është mesazhi që marrin bizneset konkurruese kur qeveria zgjedh një biznes privat për të qenë klientja e tij? Sa serioze është sjellja shtetërore dhe sa seriozisht mund ta marrin një qeveri që bën akte të tilla jashtë çdo etike zyrtare? Sa është kosto e aktivitetit dhe kush paguan për to? A kemi abuzim? Përse shpenzimet nuk janë publike, donacionet nuk janë publike dhe çfarë fshihet pas qeverisë që shëtit në bizneset e klientëve që më pas fitojnë miliardat e PPP?

E kemi një shembull domethënës: ca vite më parë qeveria e njëjtë u mblodh në një hotel të palicencuar në Tiranë. U deshën miliona për dekor e përgatitje, mbledhja zgjati 2-3 orë dhe në fundin e saj, një konflikt verbal solli pamundësinë e dhënies së licencës për hotelin. Edhe sot pas 4-5 vitesh hoteli është pa licencë dhe në pritje të qeverisë, e cila ishte klientja e parë dhe e fundit e tij.
Alibia se aty është mbledhje informale partie nuk vlen, për sa kohë që PS ka zyra në Tiranë e Elbasan, dhe secili zyrtar ka shkuar aty me makinën e shtetit, faturën e paguan shteti, shoqëruesit, garda e policia janë zyrtarë të shtetit, vendimet lidhen me shtetin. Edhe simbolika, – bashkim i ministrave që ikin dhe vijnë nuk është gjetja e duhur në etikën shtetërore, – sepse sipas kushtetutës kemi vetëm ministra të dekretuar për emërim ose shkarkim, por asnjë dekret nuk ka ende vlerë derisa nuk është votuar në Kuvend.

Ju kujtohet slogani i fillimit 2018? Ne do bëjmë shtet, – ishte. 2019 po nis ndryshe, – shteti jemi ne, duke nënkuptuar me fjalën “shtet” fuqinë e pushtetit për të imponuar me forcë si norma e parime pasionet, dëshirat, projektet individuale, e aktet të tjera gati delirante të një pakice individësh që duket se kanë humbur sensin e kohës, sensin e masës, sensin e përgjegjësisë dhe natyrisht edhe sensin e qeverisjes.

Tags: hoteleMbledhjaQeveriarestorante

JU SUGJEROJME

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Next Post
Shpërthimi i Zhejit: Po shfaqen kërpudhat e luksit të të pasurve shqiptarë, Rama është kryeroja e tyre

Analiza e Zhejit: E keqja nuk vjen nga Ermal Mamaqi, por…

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In