“Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi i tij është bllokuar”, tha një ditë më parë deputeti i PD-së, Flamur Noka.
Lidhur me këtë deklaratë, por edhe hamendësimet e shumta, Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas emisionit ‘Opinion’, ku ka deklaruar se nuk ekziston asnjë fletë-arresti për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Më herët, ishte zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili u shpreh në studion e emisionit se nuk ekziston asnjë mandat arresti ndaj Dakos, duke përgënjështruar PD-në.
Hodaj tha në studion e emisionit “Opinion”, se policia nuk mund të refuzojë një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria dhe për rrjedhojë te mos arrestojë kryebashkiakun e Durrësit.