Aktualitet

A është provokuar Crvena Zvezda në Tiranë? Stankovic: Nuk kemi pasur asnjë problem







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 24/08/20 |
mapo.al

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankovic, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që ekipi serb do të luajë ndaj Tiranës mbrëmjen e nesërme, deklaroi se nuk ka pasur asnjë provokim ndaj ekipit të tij.


“Nuk kemi pasur asnjë problem, nuk e di çfarë shkruhet në media. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër. Gjërat e tjera nuk më interesojnë. Nëse unë mendoj se duhet ta ndaloj ndeshjen, e ndaloj. Futboll është luajtur para kësaj ndeshje, do të luhet edhe pas kësaj ndeshje. Do të shohim si do të shkojë takimi”, tha ish-mesfushori i Interit.


“Në radhë të parë, të vjen keq që nuk ka tifozë, pasi ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e futbollit. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ne jemi përgatitur përpara maksimalisht, e kemi studiuar kundërshtarin. Jemi përgatitur për të gjitha skenarët. Mendoj se Tirana është një ekip i ri dhe shumë i organizuar, ka shpejtësi dhe një bllok shumë të mirë, e treguan edhe në ndeshjen kundër Dinamo Tbilis. Me sa kam kuptuar unë, trajneri i Tiranës ka marrë rolin e favoritit. Nëse ju mendoni se ne jemi favorit, atëherë jam dakord me ju (qesh)”, tha Stankovic.



Kur u pyet nëse do ta linte Crvena Zvezdën për Interin, Stankovic u përgjigj: “Gjatë kohës që kam qëndruar në Tiranë, kam kuptuar se në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit. Nuk e di si do i shkojnë gjërat Contes, por unë jam i fokusuar vetëm te Crvena Zvezda”.




Etiketa: , , , ,

Pas