Kryesore

A është Zëri i Amerikës edhe Zëri i Trump?




               Publikuar në : 20:44 - 06/02/19 |
mapo.al

Një nga pikëpyetjet më të mëdha që mundon opinionin publik në Shqipëri ditët e fundit lidhet me rolin dhe ndikimin e Zërit të Amerikës në vendin tonë. Transmetimi i disa kronikave investiguese nga ky kanal mediatik ka bërë që shumëkush të ngrejë vetullat: A është kjo politika e re amerikane kundër qeverisë shqiptare?


Shumëkush kujton kohën kur Zëri i Amerikës ishte i vetmi zë i rëndësishëm për shqiptarët.

Thuajse çdo vit është folur për mundësinë e shkurtimit të fondeve të Zërit të Amerikës, çka do sillte edhe mbylljen e shërbimit në shqip. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani, madje VOA është rikthyer fuqishëm në jetën e shqiptarëve.

Për ata që nuk e dinë, VOA financohet nga qeveria amerikane dhe shërben për transmetime jashtë vendit. VOA është ngritur në vitin 1942 dhe qëllimi i saj është transmetimi i informacioneve të sakta, të balancuara dhe gjithëpërfshirëse. Deri vonë, VOA nuk transmetonte në SHBA, por vetëm jashtë vendit. Tashmë ky rregull është thyer dhe mediat e majta e kanë parë me shqetësim situatën.

Revista ‘New Republic’ shkruan se Zëri i Amerikës po bëhet Zëri i Trump. Kjo jo pa bazë, pasi drejtori ekzekutiv nuk do të zgjidhet më nga një bord i pavarur dhe biparizan, por direkt nga presidenti.

“Gjëja më e rëndësishme e Zërit të Amerikës është besueshmëria,” thotë eksperti i medias, Frank Sesno, duke dyshuar se ajo mund të minohet pas ndërhyrjeve nga republikanët.

Për shqiptarët, VOA është e besueshme, por nëse ajo është një armë në duart e Trump, kjo nuk dihet. Kryeministri Edi Rama e ka quajtur deri më tani ‘kazan’ duke ia rrëzuar besueshmërinë, ndërsa ka theksuar se marrëdhëniet me SHBA i ka të rregulluara direkt me Shtëpinë e Bardhë.

A është kështu? Mbetet për t’u parë, ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu na sjell punimin e radhës që ka në qendër pikërisht këtë diskutim.


Etiketa: , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas