Aktualitet

“A flet me Kidën dhe Luanën?” Fifi sqaron raportet me këngëtaret














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 15/04/21 |
mapo.al

Pas një pushimi nga koncertet prej pandemisë, dy këngëtaret e famshme Fifi dhe Kida nuk janë parë më bashkë, gjë që ka sjellë aludim të ndjekësve për ndonjë zënkë të mundshme. Të njëjtat aludime ndjekësit kishin edhe për raportet mes Fifit dhe moderatores Luana Vjollca, kur kjo e fundit nuk e uroi këngëtaren publikisht për ditëlindje.





Ditën e djeshme Fifi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit të cilët ndër të tjea e kanë pyetur edhe për raportin mes saj dhe Kidës.


“A flet me Kidën, sepse të gjithë thonë që i keni të këqija raportet”– e pyet dikush, ndërsa Fifi ia kthen menjëherë:





“Thuaja zemër”- duke etiketuar Kidën e duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre në fakt është shumë e mirë.




Në fakt, rrjeti po ziente gjithashtu nga lajmet që Fifi dhe Luana i kanë prishur raportet, pasi në ditëlindjen e Fifit mungoi urimi publik i moderatores.

Shoqëria e tyre u vu në dyshim në ditëlindjen e Fifit, pasi kudo u vu re mungesa e Luanës. Si fillim, nuk pati asnjë urim publik nga ana e saj, ndërkohë që gjithë miqtë vendosën të bënin postim në rrjete sociale për të. Më vonë ndjekësit kuptuan se Luana nuk kishte qenë e pranishme as në festën e ditëlindjes së Fifit. Fifi festoi 27-vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi.

Gjithashtu për këto aludime këngëtarja iu përgjigj ndjekësve, duke shkruar:

“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”

 

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas