Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, i pyetur nëse do të hapen negociatat në qershor, tha se ai edhe ai pret si qytetarët shqiptarë për ta mësuar këtë, duke nënvizuar se ky vendim varet nga vendet anëtare të BE-së që përballen me forca skeptike për zgjerimin.
Tare: A do të hapen negociatat dhe nga se varen?
Rama: Këtë dua të di edhe unë sepse ne i kryem me sukses detyrat e shtëpisë për këtë fazë, e cila nuk është fundi i procesit të anëtarësimit dhe tani topi është në fushën e politikës pas janë vendet anëtare që duhet të mbështesin rekomandimin që objektivisht nuk do të ketë problem. Në vendet anëtare ka dinamika të brendshme dhe sigurisht edhe një frymë dhe jo në vendet e parëndësishme e cila nuk është fryma e përpara disa viteve në lidhje me zgjerimin dhe vendimmarrjes i duhet të haset edhe me rezistenca të brendshme që nuk janë të papërfillshme.
Tare: Qeveria ka diçka në dorë me këtë vendimmarrje politike?
Rama: Natyrisht, ne do të trokasim në çdo derë ku është e nevojshme të hymë në çdo derë për të këmbëngulur për meritën që kemi marrë rekomandimin si dhe për të këmbyer opinione mbi shqetësimet e tyre. Ka një moment spekulimi, pasi këtu nuk bëhet fjalë që Shqipëria kërkon të anëtarësohet sot. Mendoj se është një spekulim që vjen si rezultat i raporteve me opinionin publik ku forca antievripiane e paraqesin këtë proces a thua se këtu bëhet fjalë që nesër vendet e Ballkanit apo Shqipëria do të ulen në tryezën e familjes evropiane. Në qershor duam të çelen negociatat.
Tare: Ju e keni marrë mbështetjen për hapjen e negociatave, por ka një por për vazhdimin e reformave.
Rama: Nuk ka asnjë por. Vazhdimi i reformave është domosdoshmëri. Ato lidhen me një proces ku reformat nuk do të ndalen por do të thellohet dhe hapja e negociatave është një fazë shumë herë më e rëndë për sa i përket detyrave dhe vështirësive se sa faza e përgatitjes për çeljen e tyre.
Tare: Keni një listë që kanë rezerva dhe që kanë thënë jo?
Rama: Ne nuk kemi asnjë vend që ka thënë jo. Por, ne dimë që ka vende ku ka një debat dhe debati është i lidhur me balanca të brendshme. Për shembull në Gjermani edhe për faktin ku procedura kalon nga Parlamenti, pra qeveria duhet të marrë votën e Parlamentit. Edhe në Francë ka një lloj tensioni të brendshëm që lidhet me fuqizimin.