Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj për disa kohë ishin çifti më i përfolur i showbizit për lidhjen e tyre. Ka qënë Jonida ajo që më vonë ka bërë publike ndarjen nga Romeo. Por së fundmi ata kanë ndarë në Instagram postime nga vende të njëjta, gjë e cila ka bërë të lindin dyshime se janë sërish bashkë.
Këngëtarja ka dhënë një intervistë ku ka folur për Romeon dhe raportin mes tyre. Ajo e quan ‘shok’, por shkon më tej kur thotë se nuk dëshiron t’i ndajë gjërat me të tjerët pasi i prishet lumturia. Ndërkohë që ju kërkua që të përdori një fjalë romantike, duke thënë se Romantike dhe Romeo shkojnë bashkë dhe nga vepra e Shekspirit, Jonida përgjigjet:” R për R thua ti. Edhe unë Jonida si Julieta…”
–Tani si është puna, ju luani me ne apo ne po luajmë me ju të dy?
-U kënaqët ju kur luajtët me ne?! Tani do luajmë ne me ju. Po si luajmë ne, si shokë apo si më shumë se shokë. Kjo mbetet për t’u parë!, tha këngëtarja.
Pyetjes nëse beson në dashuri Jonida i është përgjigjur duke thënë se gjithmonë ka besuar në dashuri dhe se ka ëndërruar për fustanin e bardhë, familjen perfekte dhe për dashurin e vërtet që të bën më të bukur, të bën njëri më të mirë, të bën njëri më frymëzues dhe më krijues.