A mund të përparojë drejt integrimit në Bashkimin Europian një vend që vazhdon të bëjë zgjedhje problematike?
Opozita këmbëngul se kusht kryesor për shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave është mbajtja e zgjedhjeve të lira.
Shqipëria vazhdon të jetë një vend që nuk mban zgjedhje të lira dhe ky është problem i madh për unionin.
Fakt është se vazhdimisht hapat e mëtejshëm të integrimit janë kushtëzuar me zgjedhjet.
Por për çështjen e reformës zgjedhore nuk po flet askush.
“Është e çuditshme që deri më tani politika shqiptare e ka lënë pas dore këtë ligj kaq të rëndësishëm, dhe, me shumë mundësi, kjo do të ndodhë në momentin e fundit si çdo legjislaturë e kaluar.
Në fakt, në çdo raport apo vendim që vjen nga institucionet e BE-së, reforma zgjedhore përmendet si një nga standardet që Shqipëria duhet të plotësojë. Ndërkohë, askush nuk flet për të nga palët politike. Kjo bën habi sidomos në kampin opozitar, pasi Partia Demokratike, dhe Lulzim Basha e ka patur kalë betejë të drejtën e votës, dhe në kohët e fundit këtë betejë e ka lënë në plan të dytë.
Kjo për arsye edhe të ngjarjeve të fundit që kanë ndezur klimën politike në vend. Ditët e fundit, të paktën nga institucionet ndërkombëtare, kjo çështje është kthyer në vëmendje të politikës shqiptare, si një aspekt shumë i rëndësishëm i realizmit të disa standardeve, të cila ndihmojnë vendin në procesin e integrimit.
Megjithatë, reforma zgjedhore, përtej çdo standardi ndërkombëtar që mund të realizojë, ka një rëndësi thelbësore për vetë opozitën shqiptare dhe aksionin e saj opozitar. Nuk kuptohet se përse opozita e ka lënë jashtë agjendës së saj një ligj kaq të rëndësishëm,” shkruan drejtori i gazetës Mapo, Ervis Iljazaj, në editorialin e ditës.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë:
http://www.mapo.al/perse-askush-nuk-e-merr-seriozisht-reformen-zgjedhore-nje-nga-kushtet-per-negociatat/