fbpx

Aktualitet

A jemi në fushatë? Drejtuesit e PS kërkojnë një mandat të tretë





               Publikuar në : 11:30 - 09/11/19 |
mapo.al

Sot PS-ja zhvilloi një takim me strukturat partiake në Tiranë me moton “Ti zgjedh” tek Parku Olimpik. Edhe pse ishte një aktivitet partiak, folësit i dhanë ngjyrimet e një mitingu elektoral duke kërkuar një mandat të tretë për Edi Ramën.


Me tam-tamet e dallueses dhe me duartrokitje fjalën e mori e para Elisa Spiropali, e cila u shpreh: “Në janar presim të kemi një proces të jashtëzakonshëm me të gjithë prurjet e reja për të zgjedhur asamblenë dhe strukturat drejtuese. Kjo është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021, me Edi Ramën kryeministër dhe PS si mazhorancë. Është i rëndësishëm ky mandat për të vazhduar rrugën tonë. Çdo kthim mbrapa do të ishte jo vetëm i dëmshëm, por fatal për Shqipërinë”.



Më pas ajo renditi sukseset, që sipas janë transformimi i drejtësisë dhe lufta kundër informalitetit. “PS nuk e ka qëllim në vetvete pushtetin, por e ka mjet për të transformuar jetët e njerëzve, për të ndryshuar mendësitë, për të transformuar qytetet”, tha ajo.


Më tej folën dhe Ervin Bushati, Erion Veliaj dhe Taulant Balla. Ky i fundit, sulmoi PD-në duke u shprehur se do të ndryshojmë rregullat për financimin e partive politike. “Drejtësia sapo vërtetoi që një parti politike ka falisifikuar deklarimet sa i përket financimit e ky është një akt i rëndë që tregon se rregulluat duhen forcuar që të mos lejojmë asnjë financim të huaj”, tha Balla.

Edi Rama e përcolli nga ERTV-ja këtë aktivitet, pasi vetë nuk mori pjesë.


Etiketa: , , , ,

Pas