Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?

by us er1
06/07/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Nga Laert Miraku

Arrestimi i 8 zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës që shisni vendvarrimet në Tufinë u shpërnda më shpejtësi në media këtë të mërkurë. Të arrestuarit dhe dy të shpallurit në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj që merrnin siguronin vendvarrime për qytetarë të ndryshëm në varreza. Fenomeni se duhet të paguash nën dorë për një vendvarrim nuk është i panjohur për qytetarët e Tiranës.



Problematika është e njohur për Tiranën. Popullsia e kryeqyteti është rritur vit pas viti. Zgjidhja për të blerë toka e për t’i kthyer në varreza nuk është shumë efikase tashmë. Për të mos folur këtu për çmendurinë shqiptare për t’u bërë varre sa më të kushtueshme të afërmve që kanë humbur jetën.

Para disa vitesh kam dëgjuar një intervistë të një regjisoreje shumë të njohur shqiptare e cila deklaronte se sa herë udhëtonte jashtë Shqipërisë kishte dëshirë që të vizitonte varrezat e vendit ku shkonte. Sipas saj, qytetaria dhe kultura e një kombi shihet mjaftë mirë edhe te varrezat. Sa më të bukura, të pastra dhe të strukturuara të jenë varrezat aq më i kulturuar është vendi që ti po viziton. Po të huajt që “u bie rruga” të shohin varrezat në Shqipëri çfarë mund të mendojnë për ne? Ndoshta pa e kuptuar, por edhe në varreza ne reflektojmë tranzicionin kaotik që po kalon vendi ynë në këto tre dekada.

Pa dashur të anashkaloj anormalitetin e ndërtimit të varreve “superluksoze” shpesh të rrethuara me kangjella më shifra marramendëse sa një apartament në kryeqytet, problematika e qyteteve më të mëdha të vendit është e njëjtë; nuk ka më hapësira publike për vendvarrime. Nevoja i detyron familjarët e fatkeqëve që ndahen nga jeta të japin ryshfet për të siguruar një vendvarrimi për të afërmin e tyre.

Kuvendi i Shqipërisë më 17 korrik të vitit 2014 miratoi  me 80 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim projektligjin për “për shërbimin publik të varrimit” i cili  lejon edhe mënyra të reja të varrimit përveç atij nëntokësor; lejon varrimin mural me kremim apo hedhja e hirit në det. Risi tjetër ishte se u vendos që të privatizohen edhe varrezat.

Në Tetor të vitit 2018, nisi në Tiranë funksionimi i varrezave murale tek varrezat e Sharrës. Në to janë vendosur eshtrat e 6 shtetasve italianë që i përkasin periudhës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, para një viti, filloi funksionimi i varrezave murale në zonën e Tufinës, të cilat kanë hapësirë fillestare për afro 1400 persona. Në varrezat murale të Tufinës fillimisht janë vendosur eshtrat e dy personave. Në këto dy varreza murale është vendosur që të vendosen eshtrat e atyre që kanë humbur jetën së paku para 10 vitesh dhe jo ata që varrosen rishtazi.

Megjithëse ligjet favorizojnë varrezat murale dhe djegien e kufomave, të dyja këto risi nuk janë përkrahur nga shoqëria shqiptare. Anëtarët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë e konsiderojnë të pamoralshëm aktin e zhvarrimit dhe të djegies së kufomës. Kur janë miratuar lidhet dhe janë marrë vendimet për ngritjen e varrezave murale janë bërë pak konsulta.

Zgjidhja e situatës së varrezave në Shqipëri do ishin pa dyshim varret murale dhe djegia e kufomave. Që shqiptarët të binden se kjo është zgjidhja me e mirë duket që të hapet një debat publik për këtë çështje. Fillimisht duhen ndërgjegjësuar qytetarët. Krerët e komuniteteve fetare duhet të jenë se bashku dhe t’i ndihmojnë qytetarët që të kuptojnë se kjo është zgjidha më e mirë në të tilla situata. Kush ka njohuri të besimeve të ndryshme fetare e di mjaft mirë që shumica e urdhëresave ndaluese janë bërë në kontekstin e kohës. Nevojat e qytetarëve të globit nuk janë të njëjta si kanë qenë para 2000, 1500, 1000, 500 apo 100 vitesh. Nuk cenohet besimi fetar i askujt nëse drejtuesit fetarë i udhëzojnë besimtarët se jo gjithçka që shkruhet në librat e shenjtë mund të interpretohet vetëm me kuptim të parë dhe se është njëjtë e vlefshme si para 2000 apo 1500 viteve dhe tani.

Gjithçka duhet të bëjmë është që të ulemi dhe te flasim më njëri-tjetrin. Të dialogojmë. Kur të ulemi të zhvishemi nga paragjykimet për tjetrin. Të diskutojmë se cila është zgjidhja më e mirë për të ardhmen tonë. Nëse e anashkalojmë këtë problem, çdo vit që kalon situata rëndohet akoma më shumë. Nuk mund t’i mbushim tokat e Shqipërisë më varre e për më tepër “superluksoze”. Të vendosim të gjithë se bashku se cila është më e mira për të ardhmen e fëmijëve dhe pasardhësve tanë. Nëse nuk vendosim tani, nesër mund të jetë shumë vonë.

Tags: djegien e kufomavekrematoriumetLaert Mirakuvarreza murale

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Mbytet i moshuari në Vlorë

Mbytet i moshuari në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In