Nga Kristaq Xharo
Kriza e sotme midis dy vendeve ballkanike Greqi dhe Turqi, anëtarë të hershëm të NATO-s është vazhdim i krizave të pandërprera, që kanë shoqëruar marrëdhëniet midis këtyre vendeve. Që prej anëtarësimit të tyre në NATO, nga shumë studiues, kriza e tanishme konsiderohet si kriza e pestë, me tendenca drejt përshkallëzimit në konflikt. Paradoksi më i madh në analizën e krizave midis Greqisë dhe Turqisë qëndron në faktin se të dy janë anëtarë të NATO-s, të integruar në strukturat politike dhe ushtarake të aleancës dhe pjesëmarrës në operacione të përbashkëta. Dhe, NATO siç dihet është organizata me e fuqishme për sigurinë, por në këtë rast dukshëm e sfiduar jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda, nga anëtarë të saj. Një numër pyetjesh ngrihen në këtë situatë: Si vepron NATO në parandalimin e krizave midis vendeve brenda aleancës? A ka organizata mekanizma të mjaftueshëm dhe efektivë për të menaxhuar krizat e brendshme? A e konsideron NATO krizën midis Greqisë dhe Turqisë sfidë në misionin e vet? A mund ta bëjë NATO rolin e moderatorit të besueshëm dhe të fuqishëm në këtë krizë? A kanë të gjithë anëtarët e NATO-s të njëjtin vlerësim për krizën dhe a ndikon vlerësimi në ruajtjen e kohezionit të Aleancës? A do të ketë aktorë të tjerë që mund të angazhohen në menaxhimin e krizës aktuale? Çfarë mësimi mund të mësojmë nëse një krizë e ngjashme shfaqet edhe për vendin tonë? Ky shkrim nuk merr përsipër për t’ju përgjigjur gjithë pyetjeve të mësipërme. Qëllimi i vetëm është të njohim e kuptojmë rolin dhe influencën e NATO-s në zgjidhjen e krizave të brendshme. Analiza e krizës midis dy vendeve fqinje mund të shërbejë edhe si një mënyrë për të kuptuar e përgatitur në impaktin e aktorëve dhe menaxhimin e zgjidhjen e krizës.
Situata e tanishme në NATO, nga shumë analistë, vlerësohet si jo më optimistja. Pas kritikave të forta e të vazhdueshme të presidentit amerikan Trump ndaj NATO-s, pas divergjencave të mëdha midis SHBA dhe vendeve kryesore perëndimore të aleancës ‘të dorës së parë’, me rigjallërimin e agresivitetit rus në dhe brenda kufijve të aleancës, dhe afrimi ‘jonatyral’ i Turqisë me Rusinë e kanë futur NATO-n në një pozicion të vështirë. Kriza midis Greqisë dhe Turqisë shton dilemat në radhët e NATO-s, dhe po e sfidon për rolin dhe mundësitë e tij. Duke pasur në konsideratë edhe disa qëndrime Qartas pranohet që vendet e NATO-s nuk kanë njëtrajtshmëri në qasjen ndaj problemit greko-turk edhe vendimmarrja e bazuar në kohezion dhe konsensus (parimi kryesor i vështirë i arritshëm) nuk do të jetë arma më e fortë e NATO-s. Ndërkohë që pozicioni i anëtarëve të tjerë të aleancës ndaj dy aktorëve të krizës është i ndryshëm, i tillë është edhe sentimenti i Greqisë dhe Turqisë ndaj tyre. Vlerësohet se NATO ka vetëm tri struktura që mund të angazhohen në raste krizash: Sekretari i Përgjithshëm, Këshilli i Atlantikut dhe Komandanti i NATO-s.
Si u gjend Greqia dhe Turqia në NATO? Iniciativa për t’iu bashkuar aleancës nuk erdhi as nga NATO, as nga Perëndimi, por nga vetë Greqia dhe Turqia si dy shtete që reflektonin interesat e tyre prioritarë në aleancën perëndimore. Aplikimet e para të këtyre dy shteteve të Mesdheut Juglindor nuk u pranuan në nëntor 1948. Ato u pranuan në NATO në vitin 1952. A kishte informacion të plotë NATO për tensionet e vazhdueshme greko-turke? Sigurisht që po. Por, në kohën e pranimit të tyre në NATO, tensionet potenciale dypalëshe, mes Turqisë dhe Greqisë, nuk konsideroheshin çështje as në Uashington, as në Këshillin e NATO-s (NAC).
Përballja e NATO-s me krizat midis Turqisë dhe Greqisë ka qenë e pandërprerë. Ndër më të dukshmet kanë qenë krizat që janë thelluar e zgjeruar aq shumë sa i kanë çuar këto dy vende në prag të luftës. Ndër këto kriza mund të përmendim atë që kishte nisur me Qipron që në vitin 1950, si pasojë e boshllëkut të krijuar nga largimi i britanikëve nga kolonia qipriotë. Ndoshta ky është edhe momenti që Turqia bëhet aktorë në këtë krizë, pas incidenteve të Selanikut që ndezi zjarrin e një zinxhirin e përplasjeve midis të dy vendeve. Qipro kishte hapur “kutinë e Pandorës”. Kjo ishte koha që tregoi se NATO nuk ishte përgatitur në trajtimin e konflikteve të brendshme të aleatëve të saj. Nga një refuzim fillestar për t’u marrë me çështjen në mënyrë më intensive e më pas në diskutime të gjata e të lodhshme në Këshillin e NATO-s. NATO jo vetëm që nuk e zgjidhi krizën, por tregoi diferenca të mëdha dhe mungesë uniteti midis aleatëve.
Më pas kriza me përmasa edhe më të mëdha u takon viteve 1963-1964, kur Qipro deklaroi aspiratën e tij për t’ju bashkuar Greqisë. Kontingjente të armatosura dhe të mbështetura nga Greqia dhe Turqia morën pjesë në mënyrë aktive në luftime. Për herë të parë në historinë e saj, aleanca duhej të pranonte se dy nga anëtarët e saj luftonin kundër njëri-tjetrit në mënyrë indirekte me mjete ushtarake. NATO përsëri u gjend e papërgatitur dhe me pengesa të mëdha burokratike për të vepruar. Në këto kushte duke parë rrezikun e një lufte të pashmangshme greko-turke, Presidenti Xhonson dërgoi një ultimatum jashtëzakonisht të ashpër ndaj Ankarasë dhe kërcënoi të tërhiqte mbrojtjen e NATO-s nga Turqia nëse ajo nuk hiqte dorë nga plani luftarak. Suksesi i parandalimit të luftës i dedikohet SHBA.
Kriza e vitit 1974 ishte nga më të rëndat ku politika e juntës ushtarake greke për Qipron pati reagimin më të ashpër nga ana e Turqisë që nuk nguroi të vendoste trupa në pjesën veriore. Të dyja vendet mobilizuan forcat për luftë. Ishulli që prej kësaj kohe ndodhet i ndarë në dy pjesë. Edhe në krizën e vitit 1974, NATO nuk pati sukses në parandalimin e një konflikti greko-turk në ishull. Ky konflikt herë pas here rezultoi në konfrontime të drejtpërdrejta midis forcave të armatosura të rregullta të të dy aleatëve në NATO. Edhe në këtë rast, megjithëse strukturat e NATO-s u përpoqën që të ndikonin që të dy aleatët në konflikt të vazhdonin dialogun për ndalimin e një lufte të hapur, rezultatet nuk ishin optimiste. Por, ndryshe nga viti 1964, SHBA dhe Britania e Madhe nuk arritën të parandalonin qeverinë turke nga zbatimi i planit të saj duke ushtruar presion diplomatik.
Konfliktet në Detin Egje në vitet 1970-1987 shënuan zgjerimin e konfliktit përtej kufijve të Qipros. Përveç grindjeve rreth militarizimit të ishujve grekë pranë bregut turk, konflikte të reja u lidhën pas vitit 1973 u lidhën mbi ndarjen e ujërave territoriale, demarkacionin e shelfit kontinental dhe hapësirën ajrore. Shkaku kryesor i grindjes në Detin Egje ishte zbulimi i depozitave të baseneve të naftës në ujërat kontestuese. Në mars të vitit 1987, të dyja vendet ishin në prag të luftës. Megjithëse NATO nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, por edhe NAC (Këshillin e Atlantikut) u përpoq të ndërmjetësonte duke kërkuar të zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre në mënyrë paqësore, ajo në këtë rast kërcënoi se do të përdorte edhe “sanksione të mundshme”. Departamenti i shtetit përsëri ishte ai që dha ndikimin më vendimtar dhe më efektiv.
Turqia dhe Greqia erdhën në prag të luftës në vitin 1996 mbi disa ishuj jashtë bregut të Egjeut. Të dyja palët pretendonin sovranitet mbi ishujt. Kriza riktheu edhe njëherë të gjitha pretendimet dypalëshe, të nisura që përpara 65 viteve. Të gjitha pretendimet janë rizbuluar dhe të gjitha opsionet për konflikt janë të shpallura. Përsëri NATO nuk mundi të bëhej aktor për zgjidhjen e krizës. Divergjencat e shumta midis aleatëve perëndimorë bllokuan aleancën për të patur një qëndrim të fortë e të prerë. Ishte administrata e Presidentit Bill Klinton që shmangu një luftë të mundshme me diplomacinë e ‘shkopit e të karotës” të përdorur me aq mjeshtëri nga ‘buldozeri’ i diplomacisë amerikane dhe botërore Richard Holbrooke.
Viti 2018. Greqi–Turqi: kriza vazhdon. Për gjithë çfarë përmendëm më lart janë rihapur qartas edhe në krizën e tanishme, që vlerësohet nga më seriozet. Shkaqet janë po ato, ndoshta të lakuara në forma edhe më të ashpra. Aktorët në konflikt janë të njëjtët si para 70 viteve. Palët ndërmjetësuese kryesore mbeten përsëri: NATO (në një pozicion të vështirë); SHBA (në dilemat e veta); fuqitë perëndimore me kënde të ndryshme qasje ndaj palëve në konflikt dhe aktorë të tjerë gjeopolitikë që do të përpiqen të shfrytëzojnë çdo lloj mundësi për të përfituar nga situata. Dy të humburit më të mëdhenj do të jenë vetë vendet në konflikt, që realisht duket që nuk e duan luftën, por vështirë se kanë hequr dorë nga opsioni i përdorimit të forcës. I humbur i madh sigurisht do të jetë edhe rajoni ynë ballkanik.
Në përfundim. Duke analizuar krizat e pandërprera midis dy vendeve anëtare dhe rolin e NATO-s për menaxhimin e tyre mund të sillen paralele edhe për krizën e tanishme midis Greqisë dhe Turqisë, e ndoshta dhe më gjerë, për krizat në gjirin e vet midis vendeve anëtare dhe pozicionin e NATO-s. Një analizë më e plotë mund të vlejë edhe për tensionet që u ngritën disa muaj më parë midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe retorikët ‘luftarake’ të disa politikanëve të lartë grekë. Në tërësi, mund të thuhet se edhe pse Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk është në gjendje të zgjidhë konfliktet midis anëtarëve të saj, thjesht edhe për shkak të formatit të saj, ajo është përpjekur të ndikojë në terma afatgjatë në parimet më kryesore të krijimit dhe ekzistencë. Por, Aleanca nuk ka as në format e as në mision struktura të qëllimshme për tu angazhuar në krizat e brendshme, midis anëtareve të vet. Pavarësisht këtij fakti, NATO, në mjaft raste për shmangien e zgjidhjen e krizave është bazuar në trekëndëshin: Sekretar i Përgjithshëm- Këshilli i Atlantikut- Komandanti i NATO-s. Aftësitë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, uniteti dhe vullneti i Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC) dhe roli i autoriteteve më të larta ushtarake (SACEUR) kanë bërë dallimin në kohë dhe në rezultate. Megjithatë edhe efektiviteti i kësaj tresheje është i përcaktuar ngushtë nga angazhimi i aktorëve kryesorë, SHBA dhe fuqive të mëdha brenda NATO-s (Angli-Francë- Gjermani). NATO dhe roli i tij është dhe do të mbetet aq i fuqishëm e ndikues sa lideri i saj (SHBA) do të dëshironte që aleanca të ishte.
Greqia eshte vendi me ngatrestar jo vetem ne Ballkan. Ajo ka kerkuar dhe ka nderhyre ne maredhaniet me fqinjet si askush tjeter. Me Shqiperine (edhe duke qene antare te NATO-s); eshte ne “gjendje lufte” qe prej 78 vjetesh, pa njohur se ÇAMERIA ESHTA SHQIPTARE?! Me Maqedonine e Aleksandrit, emrin e te cilit e kemi tek valuta e jone-LEKA (me nenen Çame,Olimbin Molose) zihet per emrin; me Turqine nuk lene kohe pa u krekosur per lufte?! Ndersa edhe me Bullgarine gervishtet kohe mbas kohe. Pse I ben dhe vazhdon ti beje keto “trimerira” Greqia eshte tamam sic thote populli yne:”Dhi e zgjebosur me bishtin perpjete”
E sajuan Gjermanet me 1827 mbasi Shqiptaret Çame Pronjate, Çaparenjte , Suliotet; Arvanitasit, Vllehet e Sllavet( jo greket) luftuan kunder Otomaneve. Dhe atehere nxorren Kryqin bizantin :kush eshte ortodoks eshte grek” duke vazhduar edhe sot e kesaj dite me “Komplotizmin dhe shovinizmin e njohur grek” A do mund en ndonjehere ta kuptojne vehten si hajdute e lypsa??!