A ka gabime me gjeneralitetet? Autoriteti i Dosjeve reagon pas padisë së Sheshit

PD akuzoi gjatë javës që lamë pas se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, ka qenë bashkëpunëtor i shërbimit informativ gjatë diktaturës. Akuza këto që faktohen edhe nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, që e cilëson Prokurorin Sheshi si bashkëpunëtor të Sigurimit të shtetit.

Por prokurori Bujar Sheshi prej ditës së parë i ka mohuar akuzat dhe tashmë, pasi është njohur edhe me vendimin e AIDSSH, ka vendosur që ta padisë për “Falsifikimi të dokumenteve” të kryer nga personi që ka për detyre lëshimin e tyre si dhe për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.



Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ka reaguar pas kallëzimit në Prokurori nga prokurori Bujar Sheshi. Pas një takimi me ambasadoren gjermane, Sula u është përgjigjur interesit të medias duke thënë se u qëndron deklaratave të mëhershme dhe se janë bërë verifikimet e duhura.

“Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejtë, janë marrë të gjithë masat”, tha Sula.

Historia nuk është e thjeshtë pasi Sheshi rrezikon jo vetëm karrierën, por edhe një hetim nëse nuk ka treguar të vërtetën. Sheshi ka qenë i mitur në kohën kur ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, thotë Autoriteti i Dosjeve.

Jo vetëm kaq, por edhe Autoriteti i Dosjeve pranon se ka një problem me gjeneralitetet e tij. A ka mundësi të jetë bërë gabim hetimi për emrin e tij?

Një zyrtar i Autoritetit të Dosjeve tha: “I kemi shkuar të vërtetës deri në fund, ka pasur probleme në gjeneralitetet e tij. Kemi pasur një shkresë që, në emër të personit në fjalë është vetëm ky dhe asnjë tjetër, dhe kjo gjë ka qenë vendimtare për ne”.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252