fbpx

Kryesore

A ka pasur një takim të fshehtë mes tij dhe Edi Ramës? Përgjigjet Basha






               Publikuar në : 13:48 - 27/07/18 |
mapo.al

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një dalje për mediat ka komentuar dhe thashethemet e dala së fundi në media se ka pasur një takim të fshehtë mes tij dhe Edi Ramës. Basha tha se të gjitha këto janë shpikje e paradhomës së Edi Ramës dhe nuk ka pasur asnjë takim mes të dyve.


‘’Të gjitha thashethemet janë produkt i paradhomës së Edi Ramës. Nuk jam takuar dhe as kam ndërmend ta bëj me Edi Ramës. I vetmi qëllimi i imi dhe i aleatëve tanë është që ti sigurjmë vendit një qeveri pa ministër të brendshëm dhe kryeministër të lidhur me krimin”, tha Basha në fund të konferencës.



Më herët Basha ka folur dhe për çështjen e Teatrit Kombëtar duke thënë se ndjen neveri lidhur me mënyrën sesi Rama i ka mashtruar artistët.

‘’Asnjë gjeneratë nuk mund të hiqet si pronare e trashëgimisë kulturore. Teatri i ri ishte loja: Kullat! Një aferë 200 milionë Euro!

Qeveria ka kryer një mashtrim total për ndërtimin e Teatrit, qëllimi i vetëm i tij është ngritja e kullave, Vetëm me shpenzimet e luksit që ka kryer qeveria mund të ndërtoheshin 5 teatre jo një. Po shembet trashëgimia e qytetit të Tiranës. Rama është një mashtrues serial.

Kur lexova peticionin ndjeva neveri për mënyrën sesi Edi Rama ka abuzuar me dëshirën legjitime të artistëve për të pasur kushte komode. Mediat kryesore në vend janë në duart e ortakëve dhe të klientëve të Edi Ramës.

Mundësitë ekzistojnë, alternativa, s’ka vullnet se kjo qeveri s’ka ndër mend ti shërbejë artistëve.

Ne kemi një plan me dy pika qe e para: plan që financimi i artit e kulturës të jetë në nivelin e vendeve evropiane dhe dy subvencionimi të bëhet nga borde të zgjedhura në mënyrë demokratike e transparente, decentralizimi i menaxhimit të financave”, u shpreh Basha.


Etiketa: , , , ,

Pas