A ka përçarje në PS?! Paralajmërimi që vjen nga Xhafaj dhe Bushati

Në Partinë Socialiste po shtohen zërat kritikë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe drejtimit të Ramës. Ku bashkohen kritikat e Xhafajt dhe Bushatit. Heshtja e socialistëve të vjetër po merret si pohim i krizës dhe shpërthimi i saj mund të jetë vetëm çështje kohe.

Partia Socialiste në mandatin e dytë qeverisës duket se po përballet me një krizë politike në raport me opozitën, por edhe me zhvillimet e brendshme. Përzgjedhja e një ekipi të ri qeverisës me emra që nuk vijnë nga radhët e partisë dhe përqendrimi i pushtetit në një dorë ka shtuar pakënaqësitë ndaj kryeministrit njëkohësisht kryetarit të partisë, Edi Rama. Kazani që vlon në thellësi nxori ujë në sipërfaqe fillimisht me një shpërthim të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe më pas të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në sallën e Parlamentit. Këtyre kritikave iu bashkua dhe ish-zv.ministrja e Ekonomisë, Irena Beqiraj, që shihej si figurë premtuese në kabinetin Rama para se të dorëhiqej. Përplasjet nuk janë të reja. Ato kanë qenë gjithmonë aty, por jo publike.



Shpërthimi i Xhafajt

Ish-ministri Xhafaj, një prej të paktëve socialistë të rëndësishëm, të vjetër, që kanë mbetur akoma në partinë e shndërruar tashmë në “rilindje” pati një shpërthim në Twitter kur pasardhësi i tij, Sandër Lleshi, po merrte meritat e luftës ndaj drogës. Xhafaj duke e parë nga televizioni dha disa mesazhe të qarta për paraardhësin e tij, Saimir Tahiri, dhe kryeministrin Rama.

“Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit! Krenar për çfarë bëmë, ndër të tjera, në këto vite!”, shprehet Xhafaj. Ai bëri krahasimin e punës së tij me atë të Tahirit, dhe më shumë se sa duke marrë për vete suksesin e konfirmuar nga raporti i Guardia di Financia, ai po kërkonte të denonconte lavdinë që po synonte të vishte beniamini i ri i Ramës.

“Krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018. Me 80% ulje e trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017. Luftë pa kompromis e rezultate të shkëlqyera ndaj grupeve kriminale. Shifrat, kokëforta, flasin vetë! Fjalët sado të bukura i merr era. Forca e Ligjit në veprim e mbi të gjithë”, deklaroi Xhafaj.

“Me të njëjtët policë, buxhet, mjete, asistencë, në të njëjtin territor ndryshuam një realitet e krijuam model të krahasueshëm me Europën! Fuqia e vlera qëndron te njerëzit, reformat e mëdha që PS ideoi e udhëheq për të ndërtuar shtet e drejtësi në vend! Turp i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinis modelin e keq të krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare! Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin! Përçmim për të gjithë ata që kanë hedhur baltë mbi përpjekjet tona në këtë betejë”, shkroi ndër të tjera, ish-ministri. Ky shpërthim pritej të pasohej nga një artikulim më i detajuar i pakënaqësive të tij ndaj qeverisjes e Ramës, por Xhafaj zgjodhi të heshtte. I kontaktuar nga gazeta MAPO atë ditë ai tha që do të fliste në një moment tjetër.

Bushati, thirrje socialistëve të vjetër

Duke pranuar ndarjen mes atyre që e cilësojnë veten si “socialistë të vjetër” dhe njerëzve me të cilët kryeministri Rama rrethohet që nuk vijnë ndaj ky grupim, Ditmir Bushati, u kërkoi atyre që të shpëtojnë partinë nga arroganca.

“Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetëpërmbushëse”, -tha ai.

Bushati kritikoi zëvendësimin e mandateve të opozitës duke theksuar se: “demokracinë nuk e konceptoj si procedurë të thjeshtë” dhe kërkoi që socialistët të dialogojnë me opozitën. Ai kërkoi reagimin e emrave që janë në PS që prej fillimit. “Si ka mundësi z. Ruçi që pas tre dekadash si politikan me eksperiencë, si ka mundësi z. Ulqini, si ka mundësi z. Majko, e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament. Pse kur grekët e maqedonasit e gjetkan gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi me e gjet gjuhën me njëri-tjetrin. A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë dhe turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara?”- iu drejtua me emër pikërisht socialistëve të vjetër Bushati.

Thirrja e tij mbeti pa një përgjigje konkrete prej tyre, por tashmë fitili është ndezur. Do të shihet në vijim se sa e gatshme është kjo parti për të pranuar dhe një herë ndezjen e debatit brenda saj. Vetëm se atmosfera nuk duket në favor të kritikëve. Partia që në kohën e drejtuar nga Fatos Nano ziente nga kritika e kundërshtia në çdo forum, tani i bën kongreset në shesh, ku njerëzit thjesht mbushin radhët.

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252