Aktualitet

A ka përplasje SHBA-BE? Brukseli nuk komenton padinë ndaj Thaçit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:23 - 24/06/20 |
mapo.al

Që kur u lajmërua takimi historik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, në mediat e huaja pati shumë raportime se Uashingtoni po shmang Brukselin.



Por tre ditë përpara takimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi sot se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.


Por përse pikërisht tani? A ka një përplasje mes BE dhe SHBA?




Gazeta e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine thotë se ekziston frika se SHBA kërkon ta zgjidhë shpejt çështjen e Kosovës, në mënyrë që të largojë trupat amerikane prej andej.

Lexo edhe :  Vuçiç: Pres presion nga SHBA dhe BE që Serbia ta njohë Kosovën


Sipas saj, ky do ishte një sinjal i gabuar. Vetë Parisi dhe Berlini po nxitojnë për të zhvilluar një takim mes Serbisë dhe Kosovës.


Kurse sa i përket padisë ndaj Thaçit, Brukseli nuk ka komentuar.

BE-ja ka thënë se mbështet fuqishëm punën e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, raporton KOHA.

“Nuk komentojmë procedurat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara dhe të gjitha pyetjet në lidhje me punën dhe procedurat duhet t’u drejtohen atyre. Ato janë demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundim të ligjit, që është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit në BE dhe për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor në tërësi”./Koha.net

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas