Kryesore

A ka shanse që debati të sjellë energji për PD?!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:16 - 13/09/21 |
Mapo.al

Pas zgjedhjeve te 25 prillit, dhe pas muajve letargjikë të verës, shumë demokratë ranë në një flegmatizëm të pashoq. Ngjan se beteja e fundit elektorale me socialistët kishte shterruar gjithë energjinë, dhe në kamp kaploi pesimizmi. Dallohej lehtë tek anëtarët dhe simpatizantët.






Një gjendje që i kishte premisat të vijonte gjatë.


Kapitull i mbyllur, zgjedhjet e tjera pas 4 vitesh, pushteti ende shumë larg.







Fatalitet, humbje besimi.



Një fabul e madhe duhej për të rindezur gjakun blu.



Padyshim, asnjë demokrat nuk priste dhe ëndërronte këtë që ndodhi. Lypsej një projekt, një alternativë, një ide, diçka që do të prodhonte politikë dhe do t’i mbante njerëzit të karikuar.

Rrethanat e sollën një ngjarje të jashtëzakonshme, por sërish traumatike dhe goditëse për PD-në.

Përjashtimi i liderit historik, i zotit Berisha.

Marrja e këtij vendimi tashmë është një realitet i njohur, dhe emocionet e demokratëve kanë shkuar në skaj. Ata e kanë prishur gjumin dhe kotjen, problemi është se kanë drejtuar shigjetat drejt lidershipit të PD-së.

Askush nuk e di mirë se cili do të ishte ambjenti politik dhe atmosfera në rastin tjetër, të mosmarrjes së këtij vendimi. Duhet vetëm të hamendësojmë se sa trynsi do të kishte gjithë formacioni, gjithë forca politike, nga partneri më i rëndësishëm strategjik, dhe nga shteti më i fuqishëm i botës.

Lexo edhe :  Berisha: Do kërkoj shkarkimin e Bashës në Këshillin Kombëtar, të enjten nis turin

Energjia që po prodhojnë aktualisht demokratët është e fuqishme, por rrezikon po aq të bëhet shkatërruese.

Debati dhe përplasja me gjasë mund të ketë edhe anët e veta të mira. Ujërat që trazohen, dhe dallga e madhe që do të tregojë se kush e di notin mirë, kush është më i stërvituri, të vijojë lundrimin. Kjo patjetër do të përcaktojë kahun e anijes dhe kapitenin.

Përtej impulseve të kuptueshme dhe fuqisë së padiskutueshme që ka Berisha për të frymëzuar dhe elektrizuar masat, një gjë duhet vënë në peshore me racionalitet.

PD në kushtet ku ndodhet, a do ta kishte më të lehtë dhe a do të mund t’i mbijetojë vendimit për përjashtimin e doktorit, apo nëse bënte të kundërtën?

Koha do ta tregojë. Për momentin përtej trishtimit që të sjell ngarkesa e madhe dhe stresi që kanë sot, situatë e padrejtë dhe e pamerituar për ta kur nën trysni do duhej të ishin kundërshtarët për shkak të abuzimit skandaloz 8 vjeçar me pushtetin, të paktën mund të thuhet se demokratët kanë dalë nga kllapia e asgjësë.

9


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas