Në kohët e sotme Instagrami është kthyer në një mjet shumë të rëndësishëm për VIP-at.
Aty mund të promovojnë projektet e reja, mund të komunikojnë me fansat, mund të tregojnë jetën e tyre etj.
Prej kohësh tashmë është kthyer në konkurrencë edhe numri i ndjekësve, por sa prej këtyre ndjekësve janë të vërtet?
ICMP ka publikuar së fundmi një raport ku zbulon sa ndjekës të rremë kanë të famshmit në profilet e tyre në Instagram.
Përqindjen më të madhe e ka moderatorja amerikane Ellen DeGeneres, me 58%.
Pas saj vjen grupi korean BTS në vendin e dytë me 48%.
Në vendin e tretë është Kourtney Kardashian, më pas Taylor Swift dhe Ariana Grande.
Kim Kardashian hyn gjithashtu në këtë listë pasi 44% e ndjekësve të saj janë të rremë sipas hetimit. Edhe vipat shqiptar rezultiojnë me ndjekës “Fake” në Instagram.
Kimin e ndjek edhe motra e saj Khloe me të njëjtën përqindje. Ndërsa Miley Cyrus ka 45% dhe Drake 38%.