Nga Leonora Laçi
Sa herë përmendet emri i diktatorit Enver Hoxha, kemi një reagim alergjik të pashmangshëm dhe të justifikueshëm, e njëjta gjë ndodh dhe më komunistët kur i përmendën nacionalistët, madje dhe termi “nacionalist” i tremb.
A do të gjendet ndonjëherë gjuha e përbashkët për këtë çështje, si dhe të ulen gjakrat mbi këtë temë delikate?!
Por, pse ndihemi të frikësuar dhe a kemi arsye duke qenë se tashmë jetojmë në një tjetër sistem, e komunizmi ka rënë?!
Disa nga arsyet do i përmend në këtë artikull.
Së pari, nëse ne do ndiheshim të vlerësuar mjaftueshëm nga politikëbërësit tanë, nga shteti shqiptar me institucionet e tij, e nderi të jetë çuar në vend, s’do kishim përse të frikësoheshim.
Së dyti, nëse ne vërtet do kishim hapur një kapitull të ri, partitë shqiptare të ishin shkëputur nga e kaluara dhe të dënonin aktet e dhunës që janë ushtruar ndaj shqiptarëve nga shqiptarët përgjatë periudhës komuniste, s’do kishim pse të frikësoheshim nga fantazma e “Enver Hoxhës”.
Së treti, nëse do i dënonim persekutorët atëherë s’do kishim përse të frikësoheshim.
Së katërti, nuk do indinjoheshim aspak nga qëndrimet e njerëzve të caktuar për të kaluarën komuniste nëse këta njerëz nuk do rrihnin gjoksin dhe të numëronin vetëm fitoret e komunizmit, por të njihnin dhe dështimet e tij, të merrnin në konsideratë dhe viktimat e komunizmit, e të mos frynin numrin e dëshmorëve. Nuk janë më pak dëshmorë dhe njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore të rreshtuar në partitë e tjera, apo dhe ata që punuan punë vullnetare në këneta e miniera, e mbetën aty.
Së pesti, frikësohemi sepse në dokumentet arkivore të periudhës komuniste në dosjet e sigurimit hidhet baltë mbi individë të caktuar dhe nesër këto dokumente mund të merren si fakte historike, e kësaj i thonë falsifikim të historisë. Jo çdo dokument i asaj periudhe duhet të merret në konsideratë.
Së gjashti, gënjeshtra komuniste është thënë aq shumë sa për shumëkënd është marrë si e mirëqenë.
Së shtati, ne frikësohemi sepse nuk u bë asnjë “Nuremberg shqiptar”, mjaft i domosdoshëm.
Së teti, ne tërhoqëm zvarrë vetëm bustin, por jo ideologjinë komuniste, që reflektohet në politikëbërjen tonë.
Së nënti, nuk protestuam një herë të vetme mbarë populli të pa dirigjuar nga partitë politike, për të larë hesapet me të kaluarën, e kështu harruam.
Fantazmat e së kaluarës do na ndjekin gjithmonë deri sa të guxojmë të dalim mbi partitë, të veprojmë të bashkuar kundër së keqes.
Duhet të kuptojmë që në çdo kohë kanë lindur dhe do lindin njerëz me mendime pro dhe kundër së kaluarës komuniste.
5 Maji nuk duhet të jetë datë e komunistëve, edhe pse ata e kanë përdorur si triumf personal, është groteske të thuhet që pas marrjes së pushtetit i vranë vetë shokët e luftës e më pas iu ngritën memorial.
Edhe pse simbolika e kësaj date është instrumentalizuar nga komunistët në dobi tyre, në të vërtetë duhet të shërbejë si datë përkujtimi për të gjithë shqiptarët pa dallime partiake që luftuan kundër një force të huaj.
E vërteta historike nuk është absolute pasi atë e shkruajnë fitimtarët, e shkruarja e saj jo gjithmonë i përshtatet realitetit, dhe secili e konsideron të vërtetë, të vërtetën e tij në kushtet dhe rrethanat e kohës. Dëshmorë të shpallur të tillë apo të pashpallur duhen nderuar njëlloj, sepse sakrifikuan jetën për Shqipërinë pavarësisht rreshtimit ideologjik.
Po ashtu duhen respektuar njëlloj viktimat e komunizmit ashtu siç po i respektojnë ekzekutuesit e tyre, ngritja e një memoriali për ta është detyrim kombëtar.
Po ndjek Opinionin e BLendit dhe po i degjoj me vemendje te gjithe te pranishmit dhe Dua qe dikush prej stafit tuaj tja dergoj Z Blendi kete mendimin tim qe po e shkruaj me poshte dhe te pare me syte e mi jo me fjalet e lagjes Mbeshtes plotesisht Z Mertiri qe jane shume te verteta ,ajo mostra ka mbaruar skolle ne amerike une kam pare libra te enver Hoxhes te paketuara te ardhura nga Shqiperi jone e vogel ne kete vend te math Komunizmi eshte krimi vrasje dhune korupsion Ju lutem dergojani Z Blendi
po te dija me shume te futesha vete tek faqja e opinionit do ta kisha bere po jua kerkuar juve me falni