Sport

“A më ka ndryshuar Juventusi? Gruaja më thotë se kam të njëjtën kokë…”





               Publikuar në : 14:56 - 13/01/20 |
mapo.al

Juventus u shpall kampion dimri në Serie A, këtë sezon, pas fitores së të dielës në mbrëmje kundër Romës dhe barazimit të Interit kundër Atalanta. Në konferencën e shtypit, pas ndeshjes, Maurizio Sarri foli për gjithçka: “Unë nuk e di nëse Juventusi më ka ndryshuar. Gruaja më thotë se kam të njëjtën kokë, si më parë. Duhet të kemi parasysh se kam qenë kampion dimëror dy herë me Napolin dhe pastaj shkoi keq. Kam arritur në përfundimin se statistikat janë të vlefshme, por nuk përcaktojnë gjithçka.


Një ekip që grumbullon 48 pikë në gjysmën e parë të kampionatit, me një projeksion prej 96 pikësh në fund, mendoj se meriton pak pikëpyetje, në të vërtetë. Këto 48 pikë na bëjnë të mendojmë se mund të përmirësohemi më tej“.



“Ku mund të përmirësohemi? Ideja është që ta ruajmë ritmin njësoj edhe në pjesën e dytë. Nëse vërtet duam ta menaxhojmë një rezultat, le ta bëjmë këtë në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Pastaj, me gjysmë ore për t’u luajtur, nuk më pëlqen ta menaxhoj aq shumë rezultatin. Unë do të doja t’i shoh 90 minutat e lojës  si fillimi i viteve gjashtëdhjetë.


Nëse ndjehem plotësisht Sarri edhe te ky Juventus? Shikoni, ka numra te Juventusi që kanë ndryshuar aq shumë, në krahasim me sezonin e kaluar. Kjo më bën të them se po, ndjehem plotësisht Sarri. Pastaj, gjithmonë duhet të respektoni edhe lojtarët, stilin e tyre. Në këtë kuptim “stërvis” veten, por stërvis edhe ekipin. Pra, marr parasysh karakteristikat e lojtarëve që kam në dispozicion. Nuk duhet të bëni krahasime me Napolin tim, tani jam duke stërvitur një ekip tjetër”.



Pas