Kryeminisri Edi Rama duke folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” përballë një paneli gazetarësh tha se nuk e mendon në asnjë moment largimin, as nga qeveria e aq më pak nga politika.
“Kush ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve. Opozita kërkon largimin tënd”- i tha gazetarja Eni Vasili, ndërsa Rama u përgjigj: “Këtë nuk e mendoj dot sepse kam një detyrë që ma ka kërkuar shumica e shqiptarëve. Ata që më kanë dhënë këtë detyre, nuk i tradhtoj”.
Sipas Ramës, njerëzit që dalin në protesta që nga 16 shkurti e në vazhdim, “janë popull imagjinar me punonjës bashkie, me punonjës kanalizimesh, fanatiksa dhe katran me bojë”.
Ndërsa Neritan Sejamini e pyeti se pse nuk e sheh në planin njerëz, “kur keni 21 vite në politike dhe tashmë po punoni me rendiment të dobët: pse nuk dorëhiqeni?”
Rama tha se: “është e vertete që jam që nga ‘98 në politikë, por kam qenë ministër kulture dhe kryetar bashkie, pra në nivel të dytë. Tani jam në pozicion të lartë drejtues dhe nuk kam asnjë ndjesi lodhjeje. Më kanë besuar qytetarët dhe do e çoj mandatin deri në fund”, tha Rama.